Udhëkryq

U martova për letra por e lashë shtatzanë

Përshëndetje, jam një zotëri 42 vjeç nga një qytet i jugut por që dua të ngelet anonim. Unë bashkëjetoja me një femër të cilën e kam dashur shumë dhe e dua pasi ne ende jemi bashkë jo në një bashkëjetesë por në zemrat e njëri tjetrit. Para një viti e gjysëm me femrën që dua vendosëm që për një jetë më të mirë unë do largohesha jashtë shtetit dhe do martohesha me një grua për të bërë letrat dhe ajo ra dakort pasi unë i premtova që një ditë gjithçka do bëhej mirë për ne të dy. Erdhi dita dhe u largova e u martova me një grua që e dinte mjaft mirë marrdhënien tonë. Para 6 muajsh gruaja që unë jam martuar kishte ditëlindjen dhe fton miqtë e saj e organizuam një festë të madhe. Kështu edhe unë dola nga vetja e piva 3-4 gota dhe erdha në qejf më shumë seç duhet. Atë natë pa vetëdije unë kam kryer edhe marrdhënie seksuale me gruan që jam martuar për letra dhe ka rreth dy muaj që ajo më ka thënë se ka ngelur shtatzanë e unë po çmendem se nga kjo aventurë unë do humbas femrën që dua, ndihem i poshtëruar dhe jo burrë dhe nuk di se si t’ia bëj. Ju lutem më jepni një zgjidhje se po vdes çdo ditë nga pak.

Mbaji të dyja tani, se kuptoj si veproni kështu vetem për letrat? Tregoi të vërtetën femrës që do. Stela

Vdeksh në vend me gjithë letrat e tua. Helena

Kënaqu me ato gjëra që ke se ndryshe ngelesh pa gjë fare. Henri

Ska gjë, këtë mbaje për letra e tjetrën mbaje në zemër, kur e pyetën mbretin të zgjidhte njërën apo tjetrën? Ai tha të dyja.  Visi

Sa mirë ta ka bërë, i lumtë asaj, të njëjtën gjë do të bëja dhe unë se nuk është e lehtë të tallesh me tjetrën për letrat. T’i gëzosh të dyja. Roza

Mos u mërzit, koha do ta tregojë, do vij dita kur vajza që ke në Shqipëri do të thotë: “Kam mbetur shtatzanë dhe pastaj do jesh më i çliruar”. Bela

– Feja muslimane thotë: ke të drejtë të mbash deri në 7 gra. Erik

Shumë të lehtë e ke derisa janë në dijeni të dyja (për marrdhënien tënde jo për fëmijën ) mbaji të dyja por llogarite kohën që të mos i ngelet hatri asnjërës po mos i ço në një shtëpi se pastaj zihen. Arturi

Ti nuk e ke të vërtetuar që gruaja që je martuar për letra e ka fëmijën tënd. Ajo mund të ketë shkuar edhe me dikë tjetër e të thotë kot që jam shtatzënë me ty që të të ngeci fëmijën. Alba

-Më mirë sqaroi gjërat tani që je në fillim se pastaj do shkoj keq puna kur të merret vesh. Edion

 

Pyetje të reja

-A mendoni se këto protestat e fundit kundër dhunës ndaj grave do e ndryshoj situatën në Shqipëri apo ne jemi popull që nuk kemi për tu bërë kurrë? Unë mendoj se jo. Gledisa

-Ne dashurojmë jo duke gjetur njeriun e përkryer por duke mësuar ta shohim në mënyrë të përkryer një njeri të papërkryer. Sa i besoni kësaj shprehje? Mua më duket si tallje. Merita

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *