Këngëtarja Rezarta Shkurta ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale fillesat e saj për tu bërë e njohur dhe sesa rëndësi ka patur diçka e tillë për të. Por sipas saj çdo arritje i është dukur boshe përpara lindjes së vajzës së saj Hera, e cila për të është edhe arritja më e madhe. “Kur i kthehem në retrospektivë jetës time, kujtoj me kënaqësi fëmijërinë të mbushur me aq shumë prapsira por në të njëjtën kohë me aq shumë lumturi. Më pas adoleshenca qe përtej shoqërive e dashuriçkave të moshës, kryesonte ambicja. Një ambicje që do më shoqëronte gjatë për të bërë ëndrrat e mia realitet. Nuk vonoj gjatë por ama me shumë punë unë isha ajo që ëndërroja. Në një vend të vogël të varfër e të paorganizuar në fushën e artit si Shqipëria, me forcat e mia e ardhur nga një qytet tjetër dhe jo e lindur në Kryeqytet (kush e ka provuar e di çdo të thotë) vura gurin e parë te emrit Rezarta Shkurta. Dikur më dukej sikur kisha kapur qiellin me dorë. Por sot më duket asgjë! Vetëm kur u bëra nënë kuptova se kjo ishte mrekullia, kjo ishte arritja më e madhe që mund të arrij gjithsecili nga ne. Çdo problem minimizohet para kësaj mrekullie që është frymëzimi më i madh për të bërë gjëra të mëdha dhe për të çuar Hera Company aty ku unë synoj. Kemi hapa galopante për të bërë, personalisht mendoj se jam tek shkalla e parë,”-përfundon Rezarta Shkurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *