Njerëzit më përpara kanë qejf t’i kontrollojnë rrjetet e tyre sociale se të bëjnë seks në mëngjes, që të nisin ditën më mirë. Një anketë gjeti se kontrollimi i Facebook dhe Tëitter në mëngjes ishte më i popullarizuar tek njerëzit, se seksi në mëngjes, sidomos tek meshkujt. Gratë në anën tjetër preferonin një puthje dhe një përqafim me të dashurin e tyre, në mënyrë që t’ia nisnin ditës mbarë. Kontrollimi i celularit ishte një ritual i rëndësishëm i mëngjesit, me 23% të njerëzve që thanë se ndjehen më mirë kur i kontrollojnë aktivitetet e miqve të tyre në rrjete sociale. Por, një në dhjetë njerëz thanë se preferojnë ta ndalin alarmin dhe të kthehen në gjumë për disa minuta shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *