”Kur të nevrikosesh, laj enët, mos vrit gruan o k*r!”, kjo ishte pankarta që tërhoqi vëmendjen në protestën e shoqërisë civile ditën e djeshme. Pankartën e mbanin në dorë disa nga vajzat që ishin pjesë e protestës së zhvilluar përpara ambjenteve të Ministrisë së Drejtësisë. Qytetarët i kërkuan dje llogari Ministrisë së Drejtësisë, për të gjitha rastet kur femrat shqiptare nuk kanë gjetur drejtësi në këtë sistem. Madje lyen muret e institucionit edhe me bojë të kuqe, duke simbolizuar gjakun, gjakun e derdhur të gjyqtares Hafizi por edhe të femrave të tjera shqiptare. Edhe pse rasti i gjyqtares Hafizi ishte më i freskët në memorien e shumë njerëzve, dhjetëra gra janë vrarë vitet e fundit nga bashkëshortët e tyre. Shumë urdhëra mbrojtjeje të shkelur, shumë fëmijë të lënë jetim, rrjedhimisht të lind pyetja: Deri kur do të vazhdojë kjo masakër?! Shpresojmë që reagimi i institucioneve të jetë sa më i shpejtë në të kundërt nesër do të jetë shumë vonë për një tjetër nënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *