– A duhet të vazhdojmë të përdorim kremin e diellit edhe pasi ka mbaruar plazhi?

– Lëkura jonë është organi ynë më i madh dhe ka nevojë për kujdesje të vazhdueshme për ta mbajtur gjithmonë në gjendje të shëndetshme. është e rëndësishme të vazhdoni të përdorni kremin kundra diellit dhe produktet hidratuese të përshtatshme sipas tipit të lëkurës deri në fund të veres dhe në vazhdimësi. Kremërat e diellit në fakt, janë të rëndesishëm që të përdoren gjatë gjithë vitit, sepse jemi gjithmonë subjekt i dëmtimit të lëkurës nga rrezet ultravjollcë madje edhe në dimër.

– Si e dëmton dielli lëkurën tonë?

– Pas një vere të nxehtë, të shoqëruar me nxirjen e lëkurës është e rëndësishme të riparojmë tharjen e lëkurës dhe dëmtimet e diellit para ardhjes se dimrit, i cili sjell me vete efektet e dëmshme të veprimit të motit të ftohtë. Dielli shkakton tharje të lëkures, rrudha, shenja, njolla me pigment, hidratim jo të mjaftueshëm të lëkurës duke dhënë përshtypjen e një lëkure të lodhur, që ka nevojë për përkujdesje.

– Çfarë përkujdesjesh duhet të bëjmë për lëkurën e fytyrës?

– Po përmendim disa këshilla të thjeshta dhe efikase për të mbajtur lëkurën tuaj sa me të shëndetshme :

  1. Përdorni një maskë hidratuese gjatë natës. Hidratimi i mirë i lëkurës është çelësi për një lëkurë të shëndetshme. Hidratimi i lëkures do të ndihmonte në rigjenerimin e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Rekomandohen maska me vitamine E, kolagjen, acid Hialuronik dhe përbërës të tjerë hidratues.
  2. Përdorni kremëra eksfoljantë që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, të paktën dy herë në javë pas periudhës së verës, duke i dhënë lëkurës ndriçim dhe veprim e thithje më të mirë të kremërave hidratues.
  3. Bëni një trajtim profesional të lëkurës. Pas konsultës me mjekun dermatolog ose me mjekun estetist ai mund t’u rekomandojë procedura të ndryshme për të cilat ka nevojë lëkura juaj. Sapo të ketë kaluar rrezatimi i fortë diellor bëni një piling kimik, një procedurë e kryer nga mjeku që do t’ju ndihmonte për të eleminuar jo vetëm njollat që mund të jenë krijuar gjatë verës, por është dhe mënyra më e mirë për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës, si edhe për rinovimin e lëkurës nëpërmjet stimulimit të elastinës dhe kolagjenit. Pas kësaj procedure lëkurës i rikthehet shkëlqimi i munguar, ajo është më e re, më e lëmuar dhe kremrat hidratues do përthitheshin mjaft mirë nga lëkura, duke siguruar një hidratim mjaft të mirë të saj.
  4. Kujdes duhet të tregojmë për zonën rreth syve. Kjo zonë është pjesa më e ndjeshme e fytyres ndaj efekteve të rrezeve UV dhe thatesisë. Kjo është dhe arësyeja pse është e rëndësishme të aplikohet kremi në lëkuren rreth syve dy herë në ditë për të parandaluar shfaqjen e rrudhave, pa harruar përdorimin e syzeve mbrojtesë ndaj diellit.

– Po për trupin si duhet kujdesemi ?

– Përveç lëkurës së fytyrës kujdes duhet të tregojmë dhe për lëkurën e trupit. Dielli, kripa dhe larjet e shpeshta të saj kanë ndikuar në tharjen e saj. Eleminimi i qelizave të vdekura dhe hidratimi i lëkures së trupit është po aq i rëndësishëm sa dhe hidratimi i fytyrës.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *