Horoskopi  25 shtator- 1 tetor

 

DASHI, 21 MARS- 20 PRILL

Hëna pozitive do t’ju ndihmojë ta filloni javën me gëzim, dialog dhe bashkëpunim. Do të ishte mirë t’i dedikoni dy ditët e para mbledhjeve në punë dhe lidhjes së kontratave, sepse nuk do t’ju mungojë gjykimi i mprehtë për këtë. Në fazën qendrore të javës do të ndiqni më shumë intuitën tuaj, sesa atë që do t’ju thonë të tjerët. Por ditët më të mira të javës do të jenë në fund të saj, pasi Jupiteri dhe Hëna në shenjë do t’ju mbushin me energji dhe do të jeni në formë të shkëlqyer.

 

DEMI, 21 PRILL- 20 MAJ

Ata që janë në punë nuk do të ndjehen në formë të shkëlqyer, për shkak se do t’u vijnë këshilla kontradiktore nga kolegët dhe shefat. Për fat mund të mbështeteni tek Mërkuri pozitiv për të ecur përpara. Në vazhdim do të rizbuloni kënaqësinë e të qenit në shoqëri. Në fundjavë do të fillojë qëndrimi kundër i Jupiterit dhe Hëna negative në shenjën e Dashit, duke rrezikuar kështu për një grindje në familje. Do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, pa u nxituar, ashtu si ju pëlqen juve.

 

BINJAKËT, 21 MAJ- 21 QERSHOR

Të hënën dhe të martën do të lëvizni shumë, do të keni stimuj të ndryshëm dhe do të takoheni me miq e të njohur. Në vazhdim, Hëna në shenjën e Peshqve nuk do t’ju lejojë të anashkaloni një problem në sferën sentimentale. Mundohuni të përcaktoni prioritetet tuaj dhe ndiqni intuitën. Të premten dhe të shtunën do të jeni të zënë me punë rutinë, por që kërkojnë vëmendje dhe përqendrim. Të dielën do të relaksoheni.

 

GAFORRJA, 22 QERSHOR- 22 KORRIK

Hëna dhe Mërkuri do t’ju bëjnë të fluturoni në krahët e fantazisë. Të hënën do të imagjinoni vende të bukura ose si të realizoni një ëndërr, gjëra që nuk do t’ju duket aspak të rëndësisë dytësore. Edhe Hëna në shenjën e Peshqve në fazën qendrore të javës do t’ju pajisë me intuitë dhe më dëshirë për t’u larguar nga realiteti. Të premten dhe të shtunën do të riktheheni me këmbë në tokë, falë kontakteve me shoqërinë, ndërsa të dielën do të bëni një udhëtim të shkurtër.

 

LUANI, 23 KORRIK- 22 GUSHT

Hëna kundër të hënën dhe të martën mund t’ju fusë shkopinj në rrota në punë, por ju mund të tregoheni këmbëngulës dhe të aftë sa për ta neutralizuar veprimin e saj. Të mërkurën dhe të enjten do të ndjeheni të mbyllur në vetvete, me dëshirën për të reflektuar mbi çështje të rëndësishme të jetës. Të premten dhe të shtunën do t’ia dedikoni lidhjes suaj, pasi partneri/ja kërkojnë t’u kushtoni më shumë kohë e vëmendje. Të dielën merreni shtruar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *