Fabjola Kuburi:- Kur themi Elizabeta Kalaj, çfarë duhet të na shkojë ndërmend?

Elizabeta Kalaj(Elisa):- Unë nuk do bëja një prezantim të mirëfilltë sepse ia kam lënë muzikës të më prezantojë, por di të them që e dua kaq shumë muzikën sa pa të nuk do bëja dot.

-Të të thërras Elisa sepse e kam më të lehtë?

– Patjetër, madje kështu njihem edhe në muzikë.

– Elisa, ti ke sjellë një këngë për publikun apo jo?

– Po, është e vërtetë, unë kam sjellë një këngë të cilën nuk e kam shoqëruar me klip, sepse me atë këngë jam përfaqësuar në festivalin “Shkodra fest 3” me titull “Nuk do t’vazhdoj”, një këngë e realizuar nga Maringlen Boja, tekst dhe aranzhime.

– Po ndonjë klip e ke menduar të bësh, duke qenë se klipet duken si më bashkëkohore?

– Po, është e vërtetë që klipet janë bashkëkohore sepse e sjell këngëtarin më afër publikut. Nuk ka njeri që merret me muzikë që nuk do të jetë I pëlqyer dhe sa më afër tij. Sigurisht që gjithçka ka kohën e saj por di të them që unë e kam planifikuar prej disa kohës realizimin e një klipi, të cilin dua ta punoj deri në detaje dhe të vijë në nivelet e duhura.

– Elisa, ti këndon muzikë popullore më shumë por lëvrin edhe zhanre të tjera apo jo?

– Unë kam dëshirë dhe mund edhe ti këndoj të gjitha zhanret muzikore, por jam shumë e lidhur me muzikën popullore. Muzika popullore është traditë e lashtë e pupullit tonë dhe unë si pjesë e tij dhe si këngëtare nuk mund t’I shpëtoja kësaj.(Buzëqesh).

– Ti këndon live, sa e vështirë është të këndosh live?

-Mund të duket si gjë e lehtë por më besoni nuk është ashtu. Duhe vënë shumë shpirt, shumë zë dhe shumë talent bashkë që të këndosh me orë të tëra live. Ka edhe anë të mira sigurisht, vlerësime, duartrokitje, komplimente dhe kjo është ana pozitive.

– Ti këndon edhe jashtë Shqipërisë apo jo? Si të presin atje?

– Po unë kam kënduar dhe këndoj në Zvicër, Belgjikë, Gjermani e shumë vende të tjera dhe me bindje mund të them se kudo jam ndjerë si në Shkodrën time.

– Ke ndonjë urim, falënderim?

– Falënderoj gazetën Intervista që na mbështet gjithmonë, publikun tim që më ndjek kudo dhe sigurisht familjen time që më ka mbështetur aty ku kam pasur më shumë nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *