Përshëndetje Ersida! Jam një vajzë 25 vjeçe dhe kam pirë përreth 3 vjet cigare. Edhe pse jam kujdesur për higjenën e gojës dhe i laja dhëmbët çdo ditë ata prapë mu zverdhën deri sa vendosa të lija duhanin. Kam 2 muaj që nuk pi fare asnjë cigare dhe kam përdorur zbardhës dhëmbësh gjithashtu por prapë ato më rrinë sit ë verdhë. E di që është pak e vështirë tani por ju lutem mund të më thoni ndonjë kurë se kjo situatë më krijon bezdi, sidomos kur jam me njerëz e nuk mundem dot të buzëqesh. Faleminderit paraprakisht.

 Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje! Arsyet e ngjyrimit të dhëmbëve janë të shumta por pirja e duhanit është një ndër faktorët më ndikues pasi nikotina shtresohet në dhëmbë dhe i bën ata më të kaftë. Faktorë të tjerë janë konsumimi i ushqimeve dhe pijeve me pigment si kafeja, çaji, vera e kuqe, çokollata, karrota etj. Zbardhja profesionale e dhëmbëve  mund të realizohet në shtëpi apo klinikë. Zbardhimi në klinikë ka përparësi sepse koha e trajtimit është më e shkurtër dhe rezultati është i menjëhershëm. Zbardhimi i realizuar në kushte shtëpie kërkon më tepër kohë pasi efekti është më i ngadaltë. Metoda e zbardhjes së dhëmbëve në shtepi është më e ngadaltë sepse materialet zakonisht përmbajnë peroksid karbomidi që ka efekt më të dobët sesa peroksidi i hidrogjenit që përmbajnë produktet që përdoren në klinikë. Të gjitha produktet profesionale të zbardhimit të dhëmbëve përmbajne peroksid hidrogjeni (15-35 %) . Ju këshilloj të vini për një konsultë në klinikën dentare Brilant pasi së pari duhet të vlerësoj gjendjen e dhëmbëve të tu nëse është i lejueshëm zbardhimi në rastin tuaj apo jo.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *