Në faqet e gjithë revistave dhe gazetave të botës është shkruar lajmi se princesha angleze Kejt është shtatzënë me fëmijën e tretë, gjë që e ka detyruar atë të anullojë disa nga takimet e saj të planifikuara. Ne nuk do të merremi këtu me thashetheme për princër dhe mbretër, por do të flasim për një problem nga i cili ka vuajtur princesha gjatë shtatëzanive të saj dhe që quhet hiperemesis gravidarium. Çfarë është ai?

Nga vetë fjala hiperemesis- shumë të vjella dhe gravidarium- shtatzani. Bëhet fjalë për një ndërlikim të shtatzanisë, të shoqëruar me “marrje mendsh dhe të vjella ekstreme” sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetit në Britani. Kjo gjë mund të çojë në çhidratim të trupit të gruas shtatzënë si edhe rënie në peshë. Doktoresha gjinekologe Xhenifer Eshton e përshkruan këtë gjendje si “shumë serioze. Ajo shpesh përshkruhet si të vjellat e mëngjesit, por mendoj se nuk është një përshkrim i drejtë nga ana mjekësore dhe obstetrike. Bëhet fjalë për mungesë ushqimi, mungesë elektrolitesh si natriumi, kaliumi dhe në disa raste, edhe mosfunksionim të ndonjë organi të trupit”, tha Eshton.  Në fakt princesha Kejt u shtrua në spital në dhjetor të 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, princin Xhorxh.

Të vjellat dhe marramendjet gjatë shtatzanisë besohet se shkaktohen nga rritja e shpejtë në gjak e një hormoni që quhet gonatropina korionike njerëzore. Serioziteti i hyperemesis gravidarum mund të jetë i shkallëve të ndryshme, duke filluar që nga ato që e detyrojnë gruan shtatzënë të qëndrojë në shtrat e deri tek shtrimi në spital. “Ne po flasim për të vjella që mund të ndodhin çdo orë, ose edhe më shpesh dhe nuk ndalen as në fund të trimestrit të parë të shtatzanisë, siç ndodh në shumicën e rasteve”, tha Eshton.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *