Ai nuk ndryshon dot. As kur i duhet të jetë shumë serioz, nuk i lë shakatë. Aktori i humorit Bes Kallaku dhe bashkëshortja e tij Xhensila  i kanë update-uar Instagramet e tyre me foto të shumta nga dasma. Por ja që Besi nuk na i paska treguar të gjitha. Ai vetëm sot postoi një foto e cila e përshkruan më së miri tipin e tij. Besi i ka marrë për një moment vellon borxh Xhensilës dhe e ka vënë vetë duke shkaktuar kështu të qeshura pa fund tek ndjekësit e tij, menjëherë pasi e postoi foton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *