Aldo Sulollarin është adoleshenti i cili jep mesazhe të forta dhe të rëndësishme për çdo të ri shqiptar dhe jo vetëm! Aldo është rasti tipik i Napoleon Bonapartit i cili ka thënë: “Njeriu mund të bëj shumë gjëra, mjafton besimi“. Ëndrrat janë bërë për tu realizuar thotë Sulollari edhe pse shpesh mendoja se kisha një rrugë shumë të vështirë përpara se ti realizoja dëshirat e mia! Sipas tij karakteri i njeriut duhet  të jetë një kameleon i cili i përshtatet çdo pune dhe cdo fushe në mënyrë që të eci përpara! Mbështetja e tij më e madhe ka qenë familja, veçanërisht mamaja e tij qe sipas Aldos ka qenë “mburoja e hijenave të jetës” dhe  me këshillat e saj ai ka përballuar çdo sfidë. Me besim në Zot dhe kurajo në vetvete arrita të nis karrierën time dhe të përshtatem në profile të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *