Ngërçi në këmbë mund të “godasë” pa paralajmëruar në çdo orë të ditës dhe të natës, ndërkohë që punoni para komjuterit, kur i jepni makinës, kur ecni në rrugë, ose kur flini gjumë. Zakonisht nuk përbën diçka serioze, vetëm një bezdi e përkohshme, por zbulimi i shkakut të tij mund t’ju ndihmojë ta evitoni në të ardhmen. Më poshtë do të shihni se cilat janë shkaqet që shkaktojnë ngërçet në këmbë, por edhe kur duhet të shkoni tek doktori për të bërë një vizitë mjekësore.

 

  1. Çhidratimi

Çhidratimi është mbase shkaku më i shpeshtë i ngërçeve, veçanërisht tek atletët dhe tek njerëzit që bëjnë shumë sport. Kur temperatura është e lartë dhe niveli i hidratimit i ulet, atëherë mundësitë për ngërç shtohen dukshëm.

  1. Mungesa e kripërave minerale në trup

Mungesa e rëndësishme e natriumit, kalçiumit, magnezit apo kaliumit, që ndodh shpesh për shak të djersitjes së madhe, shton gjasat e ngërçeve. Për këtë arësye, sportistëve u këshillohet të konsumojnë lëngje me kripëra minerale dhe jo thjesht ujë, sidomos kur djersitja është e fortë, qoftë nga vapa, qoftë për shkak të aktivitetit trupor.

  1. Sporti i fuqishëm

Një shtim i beftë në intensitet ose kohëzgjatje të sportit është shpesh një shkak që shkakton ngërçe në këmbë. Për shembull, këshillohet një përgatitje progresive për të kaluar nga ecja e ngadaltë, tek vrapi i lehtë dhe deri sa arrin tek vrapi i fuqishëm.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *