Jam një djalë 25 vjeç dhe jam shumë i shqetësuar, pasi shoh që po më rrallohen shumë qerpikët dhe më djegin e më kruhen shumë. Çfarë mund të kem?

Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- I dashur letërshkrues, nga letra juaj mësova që shqetësimi juaj është i fokusuar tek qepallat e syve dhe kryesisht te qerpikët. Mendoj se jeni duke vuajtur një sëmundje të kapakëve të syve që quhet: Blefarit chronic dhe që kryesisht sëmundja fokusohet në bregun e kapakëve të syve, në zonën ku dalin qerpikët. Bregu i kapakut është i skuqur, me copëza të vogla lëkure të cilat quhen squama ose zboth i qerpikut, të cilat në momentin që bien nga kapaku i syrit marin me vete edhe qerpikun përkatës. Ndërkohë sëmundja ka kruarje, djegie, entje, nxehtësi lokale të zonës së qerpikëve, shumë herë shoqërohet me lotim, sekrecione si ujë ose pak me viskozë (si qurre), ndonjëherë edhe sklepa të verdha, kur mbivendoset ndonjë infeksion mikrobial.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *