Është zhvilluar në Durrës, “Miss dhe Mister Turizmi 2017”, një produksion ky i drejtuar nga  Myzejen Konduri, nën vështirësitë e  organizimit të eventeve të tilla të veçanta dhe të bukura. Ky spektakël kurorëzoi një djalë Azem Koprencka, 17 vjeç nga Shijaku dhë një vajzë, Ilda Muka, 16 vjeç nga Peshkopia.(Foto) Të dy  kanë marrë nga një  bursë ne Universitetin Mesdhetar në Tiranë. Ilda ishte për herë të parë për të prekur ëndrrën e cila iu bë realitet në këtë kompeticion. Azemi është fitues edhe si Mister Shijaku 2016 dhe është hera e dytë që merr pjesë në një event të tillë, nga një event lokal në një event kombëtar.  Ky event është i veçantë sepse si qëllim ka kultivimin e trashëgiminë kulturore të veshjeve, gatimeve dhe muzikës tradicionale, nën të cilat zhvillohen sfilatat. Veçantia tjetër e këtij eventi ishte se u dhanë tre kurora dhe tre kupa Miss dhe Mister Plazhi ku Miss Durrësi mori kurorën e  Miss Plazhit 2017 dhe Idri Kelaj 16 vjeç mori Mister Plazhi, kurse Sirena e Detit e mori Xhenisa Keçi dhe Mister Durrësi 2017 Klausen Gjata.  Kryetare jurie ishte vetë ministrja e Turizmit Milva Ikonomi, e cila e monitoroi vetë eventin dhe premtoi që në të ardhmen do jetë kjo ministri që do ta mbështesë këtë event edhe në vitet në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *