Unë që po ju shkruaj jam një vajzë rreth te 30-tave. Ka 4 vite që jam martuar dhe kam një vajzë dy vjeçe. Në fillim të martesës gjithçka ishte në përfeksion aq sa  edhe njerëzit e mi më thonin se isha me fat. Një “rrëshqitje” e kësaj martese  ishte ditën kur më lindi vajza. Për të gjithë njerëzit kjo është dita më e lumtur e jetës, ndërsa për burrin tim nuk ishte ashtu. Edhe pse kishim ndjekur vazhdimësinë e fëmijës gjatë shtatzanisë, asnjë nuk e kishte zbuluar se fëmija im ishte me sindromën “Daun”. Në fakt, kur e mora për herë të parë në dorë një lot më rrëshqiti në faqe, por seç pata një lidhje të fortë me të, kur ajo m’i nguli sytë ndoshta edhe nuk më shihte, por mua më gjunjëzoi përnjëherë.

E kundërta ndodhi kur erdhi burri im ta shikonte.Ai nuk kishte ardhur gjatë gjithë ditës për ta parë dhe unë pyeta kunatën se pse nuk kishte ardhur të shikonte vajzën dhe mua. Ajo më tha se kishte qënë në shtëpi dhe e kishte marrë gjumi se ishte lodhur duke pritur të lindte vajza. E kuptova në fjalët e saj se ishte një gënjeshtër.

Kur u fut në derë ai kishte një fytyrë të trembur e ishte zverdhur i tëri .

-Si je?- më tha duke më puthur në ballë. A ndjehesh mirë?

-Mirë jam! Edhe vajza është mirë!

Ai uli kokën, kaloi pështymën poshtë e më pas kur i ngriti sytë pashë se i kishte të skuqur.

-Çfarë ke? Dukesh sikur nuk je mirë.

-Asgjë! Mirë jam.Si je ti? Se u bëra merak që të zgjatën dhimbjet.Rrija jashtë dhe mendoja se po vuaje shumë. Kam përjetuar shumë ankth.

-Nga kjo besoj i ke dhe sytë shumë të skuqur.

Nuk deshi të më përgjigjej. Ndenji dhe pak e nuk pyeti fare për vajzën. E pashë se ishte keq dhe nuk e mundova më shumë për asgjë. Mendova se do të vinte përsëri e do të fliste për vajzën. E kuptova se ai sapo kishte marrë vesh se vajza nuk ishte si të tjerët ishte bërë keq.

Me vete vendosa që herën tjetër të flisja me të e të mësoja se çfarë mendonte. Erdhën shumë njerëz për të më parë dhe shumica e tyre nuk e panë vajzën pasi e gjetën në vizitë me mjekun. Mjeku që më kishte ndjekur në vazhdimësi ishte shumë i habitur se si mund të kishte ndodhur që nuk e kishin vënë re se ai fëmijë ishte me atë sindromë.

Ai erdhi vetëm një herë pas lindjes dhe nuk e pashë më. Po “humbjen” e tij  mësova nga burri im pasdite. Kur ai erdhi pasdite vajza ishte në krevatin e saj e po flinte. Ai u ul te krevati im në krah të kundërt me atë ku ishte ajo.

-Si je?- më tha pa hedhur vështrimin mbi vajzën.

-Jemi mirë të dyja!- i thashë dhe ngrita krahun e zbulova vajzën që ai ta shihte.-Ja kjo është vajza jonë që e kemi pritur aq shumë.

Ai në vend që të shihte vajzën uli sytë.

-Merre pak e ma sill në krah se ka kohë që fle e ndoshta e ka marrë uria.

-Lëre se po fle. Nëse do të qante, po.

-S’ka gjë se e vë prapë në gjumë,atë punë kam tani.- po mundohesha që ta ngrija nga ajo anë e krevatit e të merrte për herë të parë në dorë vajzën e tij. E dija se menjëherë do të kishte dhe ai një tërheqje si unë.

Pas gjithë insistimit tim ai u ngrit. Sapo iu afrua krevatit u largua sikur ta kishte pickuar dnonjë gjë.

-Ç’pate?

-Është në gjumë! Mos e luaj tani, pastaj unë nuk di ta kap mos e dëmtoj!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *