Nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i njohur edhe si bashkëshorti i këngëtares Rrezarta Shkurta është dënuar me 10 vite burg. Menjëher mediat e shtypit rozë kanë bombarduar me tituj bombastik se si burri i dënohej dhe këngëtarja bënte qejf në plazh apo diku tjetër. Kjo ka revoltuar tej mase Rezin e cila përmes një postimi në Instagram i është drejtuar të gjithë gazetarëve që u morën me këtë lajm. ‘E di si i thonë kësaj historie? Mirë problemi, po s’të lënë rehat as mizat! Gjatë këtyre dy vjetëve, kam njohur botën, njerëzit më shumë seç kisha mundur ta bëja për 28 vite jetë. Kam njohur dashakeqësinë e pangopur të gazetarëve, për disa klikime e për disa komente të njerëzve të frustruar në jetën e tyre. Pa marr fare parasysh çfarë ndikimi mund të shkaktojnë tek familjarët. Këto vite kam lexuar çmenduri të tipit “Ermali në burg, Rezarta në plazh” duke harruar që isha me familjen, apo “Ermali në burg, Rezarta qesh”. Rezarta do qesh, do shkoj në plazh sepse kam një princeshë për ta rritur të lumtur dhe do qesh sepse Ermalin e kam shëndosh e mirë dhe vendi ku ai ndodhet ka një derë, e cila do hapet një ditë dhe për të ja vlen të presësh vitet që më duken ditë, mbase dhe një jetë të tërë! Kam bërë durim me ju, nuk kam dashur të hap luftë sepse kam kuptuar që shkrimet, sensacioni është pjesë e punës tuaj! Por tani e tepruat! Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku më keni bërë me ferrari, helikoptera, e anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit! #goodluck’, ka shkruar këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *