Të gjithë e kemi parë telenovelën “Për Ty” me aktorin e paharrueshëm Koronado, por që në të vërtetë quhet Luis Felipe Tovar. Ne e mbajmë mend si personazhin negativ që mbërthente të gjithë shqiptarët përpara televizorit për të ndjekur me padurim serinë e filmit se çfarë do ndodhte. E si mund të harrohet shprehja e tij: “Dhemb, s’dhemb”? Pas shumë përpjekjesh unë gjeta mundësinë e realizimit të kësaj interviste me të. Si mund të jetë ai në jetën reale na ngelet të lexojmë intervistën.

 – Luis, për herë të parë ne të kemi parë në televizion në vitin 2002 me një rol negativ por që rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm… Si e shpjegoni këtë?

Luis Felipe Tovar(Koronado):-Para së gjithash, doja t’iu falënderoja shumë për interesimin tuaj në punën time dhe një përqafim shumë i dashur nga Meksika, kjo më jep një kënaqësi të madhe që puna ime është e njohur në këtë vend të mrekullueshëm të Shqipërisë. Unë jam një aktor prej 30 vitesh dhe në të gjithë karrierën time kam luajtur të gjitha llojet e personazheve, por pa dyshim, Coronado është një nga personazhet që publiku kujton me dashuri.

– Ju mbaheni mend si “përdhunuesi” i filmit, çfarë ju shtyu ta luanit këtë rol?

– Kjo ishte një ftesë nga TV Azteca e Meksikës, pasi arrita të bëhesha i suksesshëm edhe në telenovelën e quajtur “Kur ju jeni të mitë.” Të dy arritën nivele të larta të audiencës dhe roli im si “përdhunuesi” kurorëzohet si më zbavitësi.

– Çfarë rrjedhe mori jeta juaj pas atij seriali?

Për fatin tim të mirë ka patur vlerësime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe isha fituesi i shumë çmimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

– Në çfarë roli e gjeni më shumë veten për të luajtur?

Unë jam profesionist në këtë fushë dhe kam patur privilegjin dhe kënaqësinë për të bërë të gjitha llojet e karaktereve por personazhet e turpshëm më pëlqejnë shumë dhe për këtë këmbëngul gjithmonë që .

– A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës?

Jo tamam, por në qoftë se unë kam patur për të punuar shumë që të jem ky aktor që unë jam unë kam punuar dhe do vazhdoj të punoj.

– Çfarë ju ka mbetur peng që do të dëshironit ta interpretoni?

Më pëlqejnë tregimet e mira, aktorët e mirë, vende e bukura, prodhimet profesionale, në qoftë se këto elemente vijnë së bashku gjithmonë kam dëshirë të marr pjesë. Edhe të paguajnë mirë! (qesh)

-Cila është metoda juaj e aktrimit, si e përvetëson rolin?

Unë nuk kam asnjë metodë të caktuar, mua nuk më pëlqen metodologjia në aktrim, personazhet e mij janë gjithmonë një përzierje me përvojën e jetës sime.

– Po pas përfundimit të serialit “Për Ty” cilat kanë qenë ofertat më të mëdha që keni marrë?

Pak nga gjithçka, kinema, televizion, teatër përveç këtyre unë jam drejtor në shkollën time në Mexico.

-Vazhdoni ende të mbani kontakte me aktorët e serialit?

Po sigurisht, disa prej tyre janë miqtë e mi më të mirë, Francisco de la O, Leonardo Garcia.

– Të ndalemi një moment në jetën tuaj private, ne dimë që jeni prindër i dy fëmijëve, ndajnë ata të njëjtin pasion me ju apo kanë marr drejtim tjetër?

Vajza ime Maria Fernanda është gjithashtu një aktore, producente teatri dhe ka mbështetjen time të plotë, biri im Tadeo është një i ri që është i prirur drejt fushës muzikore.

– Si do na e përshkruanit fëmijërinë tuaj?

Unë kam patur një fëmijëri jo të qetë, sepse në ndryshim  nga fëmijët e qytetit, unë kam lindur në qytetin e Puebla-s pak kilometra nga kryeqyteti i Meksikës.

-Përtej roleve në filma a do mund ta karakterizonim “Koronadon” si tip romantik?

Po, unë jam natyrë romantike dhe plot pasion.

– Ç’mund të na thoni për dashurinë?

-Dashuria është e vetmja gjë me vlerë është e vetmja gjë që ia vlen të luftohet, dashuria është ajo që na drejton çdo ditë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *