Vitet e fundit Shqipëria, ka filluar të shquhet edhe si vendi që prodhon muzikë të mirë sidomos në hip-hop dhe  rep.  Një prej këtyre reper-ve është edhe Klajdi Zenunllari ose siç njihet në muzikë si KMC (Klajdi Microphone Champion). Ka nisur të bëjë rep në vitin 2010 dhe ka disa këngë dhe klipe. Kanë qenë  bashkëpunimet me një tjetër reper me titull “Eja më shiko” dhe “Veç për mu” që sollën në ekran atë që ky djalë bënte vetëm në audio. Më pas ai ka publikuar edhe shumë këngë të tjera, të cilat janë pëlqyer nga publiku i gjerë. Kënga e publikuar së fundmi “Superman” i ka dhënë një shtysë të madhe në karrierën e tij ashtu siç pritet edhe me klipin e ri, të cilin KMC ka menduar ta titullojë “A ma fal” një produksion i gjithi i vetë reperit, që nga teksti, muzika, klipi. KMC, të urojmë suksese në rrugën tënde dhe sa më shumë këngë të bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *