Të bëhesh me vetulla të bukura, edhe pse të tuat nuk janë të tilla, tashmë nuk është një dëshirë apo ëndërr e mbetur në tentativë. Të ndërhysh tek vetullat tashmë edhe kthyer në trend dhe këtë na e tregon një nga emrat më të njohur në këtë fushë, Evjola Daka, që siç thotë edhe ajo vetë, ka qenë e para që ka sjellë metodën japoneze “microblading”, një teknikë bazë e të dukurit qime natyrale. Evjola, është shumë e kënaqur nga arritjet dhe suksesin e mat me fluksin e  kërkesave të zonjave dhe zonjushave që vijnë çdo ditë në “Fenix”.

 

Fabjola Kuburi:- Evjola, ku ke mësuar t’i bësh vetullat kaq mirë?

Evjola Daka:- Unë jam trajnuar në Itali për DermoEstetikë si dhe Semipermanent përpara se të hynte si shërbim në Shqipëri dhe pata fatin e mirë që 3 vite më parë ta sillja si risi këtu duke patur një interesim të jashtëzakonshëm nga zonjat dhe zonjushat të cilat më besuan!

-Pse zgjodhe estetikën dhe jo një fushë tjetër bukurie?

-Kush s’do e donte të bukurën?! Por, ja që unë zgjodha atë më afatatgjatën. Sot ofrojmë një shërbim ku minimalisht për 2-3 vite çdokush mund të ketë vetullën perfekte pa hyrë në prizmin e tatuazhit të rëndomtë të dikurshëm!

-Pse është kaq në trend të bësh vetullat, estetikë apo…?

-Ky është një trend që aktualisht mund të quhet trend botëror i cili bazohet në nevojë!

Të kornizosh fytyrën me anë të vetullës patjetër që hyn te rregullat e estetikës dhe pamjes fizike por gjithashtu është një përmirësim i një tipari pa të cilin askush s’do rrinte dot!

– A vijnë shumë njerëz në sallonin tuaj?

-Aktualisht ne kemi 3 vjet siç e përmenda edhe më sipër, plus fakti që ishim të parët që e prezantuam si shërbim, patjetër që na sjell një fluks klientele të cilat nuk duhet harruar ti falënderojmë për besimin e pashtershëm që na dhurojnë nga viti në vit!

– Vjola, më thuaj pse Fenix?

– Sigurisht që nuk do mungonte dhe Fenix! (Qesh) Unë personalisht jam adhuruese e legjendës “Phoenix” dhe sapo m’u dha rasti e përdora për të emërtuar dhe unë “ringritjen” time.

-Mesatarisht sa vetulla bën në ditë?

-Unë kam caktuar një normë bazë në punën time duke qenë se krahas stafit i cili më ndihmon pafund në mbulimin e gjithë studios, proçedurën e kryej e vetme aktualisht! Kam një orar bazë dhe maksimumi i orareve që kryej mund të jetë 5 klientë!

-Me çfarë metodash punoni?

-Metoda që aplikojmë quhet “Microblading” e cila sigurisht që dita-ditës sjell risi, e quajtur ndryshe metoda japoneze e mbushjes së vetullës! Është një teknikë bazë e të dukurit qime natyrale por që ka dhe opsione shtesë për ato zonja apo zonjusha të cilat dëshirojnë diçka më ekstravagante!

-Vijnë edhe personazhe publike, në mos gaboj…?

-Patjetër që po! Pjesa më e madhe e vajzave të shoëbiz na kanë besuar plotësisht pamjen për të paktën 3 vite, por të lutem mos më kërko emra sepse etika profesionale nuk më lejon në ndërhyj  deri tek emrat.

-Nuk të kërkoj emra por a kanë mbetur të kënaqur ato personazhe që kane bërë vetullat tek ty?

-Edhe pse mendoj se s’jam personi i duhur për këtë pyetje, besoj se po! Fakti që kam ruajtur marrëdhënie tepër të mira edhe pas proçedure patjetër që më bën të mendoj kështu! Ky profesion më ka rrethuar nga njerëz shumë të mirë pranë vetes dhe realisht jam tepër e lumtur!

-Ku mund të të gjejnë ato që duan të zbukurojnë vetullat nga duart e Vjolës?

-Fenix Studio gjendet shumë lehtë për ato që ende se dinë, ne ndodhemi me bazë në Durrës, në lagjen nr 6, përbri kopshtit “Sotir Noka”, në instagram me emrin Fenix Studio si dhe Fanpage me të njëjtin emër! Gjithashtu ne zhvillojmë çdo vit turin i cili përfshin të paktën 10 qytete të Shqipërisë ku bashkëpunojmë me qëndra të caktuara për ti shërbyer kujtdo!Shihemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *