Enjela ka publikuar disa klipe në treg si “Sa t’jem gjallë” “Diamant”, “Boma hallall moj motër” me të cilin pati një sukses shumë të madh dhe së fundmi me këngën “Sonte, në një bashkëpunim me tre këngëtarë të tjerë, Admir Prekaj, Lisandra Rrapa dhe Rezeart Prezenca. Enjela Qema, sapo ka përfunduar edhe xhirimiet e klipit të ri, me titull “Kavalieri”. Formën përfundimtare të klipit do t’a shohim vetëm kur të publikohet dhe ky moment nuk do jetë i largët. Ajo ka menduar të bashkëpunojë me Swart Company, për realizimin e këtij klipi. Enjela, ka postuar foto nga xhirimet ku shfaqet tejet e kuruar dhe mjaft sensuale. Enjela, suksese dhe sa më shumë këngë të reja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *