RRETH NESH

Gloria Çeno LL.M. – Partner / Avokate
·         Gloria është speciaizuar ne te drejten energjitike, pranë “Queen Mary University of London”, specifikisht për burimet e energjisë së rinovueshme.

·         Gloria ka një përvojë të konsiderueshme në konsulencë tregtare, pregatitjen dhe negocimin e kontratave dhe transaksioneve të llojeve të ndryshme. Gjithashtu ajo është angazhuar në disa nga projektet e rëndësishme publike dhe ndërkombëtare me organizma internacionalë si Global Fund, United Nations Development Programme (UNDP) dhe European Bank of Reconstruction and Development (EBRD).

·         Gloria është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe ushtron profesionin e avokatisë prej vitesh duke përfaqesuar disa nga aktoret kyc ne fushën e sipërmarrjes.

·         Gloria ka njohuri te mira te gjuhes Angleze, Italiane dhe Franceze.

 

 

Melisa Panariti – Partner / Avokate
·         Melisa është një konsulente me përvojë dhe njëkohësisht një avokate e licensuar pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

·         Melisa është angazhuar në dhënien e konsulences ligjore në sektorë të ndryshëm të industrisë në lidhje me çështje korporatash, procese likuidimi, përgatitje dhe negocim kontratash, çështje punësimi, përfaqësim dhe ndjekje procedurash përpara institucioneve publike/private, përfshirë përfaqësime pranë gjykatave.

·         Ajo është angazhuar në përgatitjen dhe rishikimin e disa prej projekteve me impakt publik në Shqipëri, në bashkëpunim me institucione shtetërore dhe ndërkombëtare si: Global Fund, United Nations Development Programme (UNDP) dhe European Bank of Reconstruction and Development (EBRD).

·         Melisa flet rrjedhshëm dhe ka njohuri të mira të Gjuhës Angleze dhe Italiane.

 

Enri Çeno LL.M. – Partner / Avokat
·         Enri është specializuar në të Drejtë Ndërkombëtare Tregtare pranë “University of Greenwich London” Master of Law, LL.M.

·         Enri ka një përvojë të zgjeruar lokale dhe ndërkombëtare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe industrisë. Ai është angazhuar në disa procedura negocimi kontratash multi-nacionale. Fushat në të cilat është angazhuar me shumë janë Burimet Natyrore dhe Prokurimi Publik.

·         Enri është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si një avokat i licensuar.

·         Aktualisht ai mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Institutit të Studimeve të Europës Juglindore.

  1. EKSPERTIZA JONE

“Çeno&Panariti Consulting” është një studio ligjore e cila përfaqëson klientë në çështje madhore të biznesit në nivel rajonal dhe kombëtar. Partnerët tanë janë diplomuar në disa prej universiteteve më prestigjioze të Europës. Sektorët në të cilët operojmë janë të ndryshëm, si: ndërtim, energji dhe burime natyrore, transport, tregti, doganë, etj.

Duke nisur nga transaksione të ndryshme tregtare deri në procese gjyqesore komplekse, avokatët tanë i drejtojnë klientët nëpërmjet një shërbimi cilesor duke zgjidhur mosmarrëveshje dhe duke lehtesuar kalimin e bizneseve përmes proceseve të shumta.

Fushat tona të praktikës përfshijnë çështje ne lidhje me:

  • Pronësinë, bashkëpronësinë, transaksione me pasurinë e paluajtshme, etj.
  • Të drejtën kontraktore, hartim dhe negocim i kontratave;
  • Trashëgiminë ligjore dhe testamentare;
  • Shpërblimin e dëmit pasuror, moral, etj.
  • Të drejtën e autorit dhe pronësinë intelektuale;
  • Të drejtën familjare: zgjidhje martese, pjestim pasurie, njohje apo kundërshtim amësie/atësie, etj.
  • Të drejtën tregtare, themelim i shoqërive tregtare, administrim i shoqërive tregtare, transaksione në lidhje me kuotat/aksionet, bashkim/ndarje e shoqërive, etj.
  • Procedura administrative, prokurime publike/tendera, përfaqësim pranë institucioneve shtetërore, licenca, leje, autorizime, etj.
  • Marrëdhëniet e punësimit, hartim i kontratave të punës, konsulencë mbi zgjidhjen e marrëdhënieve të punës, etj.
  • Leje pune dhe leje qëndrimi për shtetasit e huaj të cilët qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  • Procedura gjyqësore kundër organeve tatimore në lidhje me kundërshtime gjobash apo aktesh të tjera administrative;

Studio jonë ofron po ashtu konsulencë ligjore në hartim dhe implementim të projekteve të ndryshme me impakt publik, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, autoritete shtetërore, organizata jo-fitimprurëse, organizata të shoqërisë civile, etj. Përgjatë viteve, kemi dhënë asistencën tonë në disa prej projekteve me impakt të gjerë në Shqipëri.

Perveç shërbimeve tipike ligjore “Ceno&Panariti Consulting”, ofron edhe shërbime fiskale dhe kontabiliteti, mbajtje e librave të shitjes dhe blerjes, përgatitje e pasqyrave financiare vjetore, kryerje e deklarimeve periodike dhe pagesave për llogari të autoriteteve shtetërore si dhe ofron konsulencë të specializuar në fushën e tregtisë ndërkombëtare dhe doganave.

Duke pasur gjithmonë në vëmendje mbrojtjen e interesave të klientit, studio jonë informon paraprakisht dhe periodikisht në lidhje me çdo ndryshim ligjor apo praktikë relevante, me qëllim parandalimin e mosmarrëveshjeve, shmangien e sanksioneve dhe penaliteteve të ndryshme.

Studio ligjore “Çeno&Panariti Consulting” synon të jetë një mbështjetje e çmuar për sipërmarrjen tuaj!

Kontakt  +355 69 52 61 911

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *