Dy shqiponjat

Përshëndetje, kam parë në ëndërr dy shqiponja sikur po ndiqnin disa njerëz por pastaj më erdhën dhe mua. Kisha frikën e dy fëmijëve sepse i kisha me vete. Kur mu afruan fillova të shkundja disa lisa për ti trembur.

 

Përshëndetje e dashur! Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra të njerëzimit. Ajo shihet si simboli i gjendjes shpirtërore. Në rastin tuaj ajo vjen në ëndërr pasi ju jeni e shqetësuar për gjendjen e fëmijëve tuaj dhe dy shqiponjat paralajmëron që duhet të keni kujdes.  Edhe shkundja e lisit tregon forcën tuaj të brendshme që keni për të mbrojtur me çdo kush fëmijët tuaj. Trego guxim dhe mos u durëzo. Të uroj gjithë të mirat dhe faleminderit që na shkruat.

 

Jam e martuar por dashuroj një tjetër

Unë jam e martuar dhe jam e dashuruar me dikë tjetër. Jetoj në të njëjtën lagje me të dhe kam 4 vite që shoh në ëndërr sikur iki në shtëpinë e atij që dua, futem aty dhe në raste të rralla ja shoh fytyrën dhe njerëzit aty. Ndihem mirë kur shkoj aty sepse në jetën e përditshme nuk kam kontakt as me familjarët e tij dhe as me vetë personin. Ju lutem si mund të ma shpjegoni këtë?

 

Kjo ëndërr ju shpjegon se është pak e vështirë të krijohen disa lloj marrëdhëniesh por ju si kuptoni. Në të njëjtën kohë jam dakort që edhe zemra nuk urdhërohet dot për ndjenjat e saj  Disa ëndrra na i plotësojnë dëshirën. Ti ke frikë nga reagimi i njerëzve por brenda teje je mjaft realizuese. Ëndrra tregon që ti dëshiron ta fshish këtë person nga mendja ndaj dhe nuk e merr guximin që ti flasësh por mbase në të ardhmen ju mund të afroheni bashkë dhe nuk do keni pengesa për të qenë miq të mirë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *