Dashi

Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj këtë javë dhe ju do të ndjeni një rizgjim intelektual. Truri juaj do të jetë vazhdimisht në lëvizje. Nëse keni provime për të dhënë do të dilni shumë mirë. Kërkoni të bëni një stazh, apo një kurs për punën, do të keni shanse të mira për ta marrë. Dielli dhe Urani në shenjë ju japin energji dhe frymëzim njëkohësisht. Futjuni ndonjë projekti të pazakontë, sepse do të keni sukses.

 

Demi

Këtë javë do të ketë më shumë rëndësi shoqëria sesa lidhja. Nëse jeni beqar/e nuk ka asnjë problem, do t’i keni të gjitha mbrëmjet e zëna dhe kjo ju shkon për shtat. Nëse jeni në çift, tjetri/a rrezikojnë të mos jenë të kënaqur sepse ju nuk kujdeseni për të. Megjithatë ju nuk e vrisni shumë mendjen, keni thjesht dëshirë të dilni dhe të zbaviteni. Përfitoni nga nga situatë, sepse nuk do të zgjasë shumë. Demat e kanë zakon të sorrollaten dhe ta marrin shtruar, pra është një ndryshim pozitiv. Kujdes ndaj alergjive.

 

Binjakët

Ende jeni të përqëndruar tek karriera, planetët ju ndihmojnë për t’ia dalë mbanë në objektivat tuaja. Ju ndjeheni të kënaqur dhe keni të drejtë. Neptuni është në sektorin e dashurisë, kjo ju pengon të shihni ëndrra me sy hapur, por të paktën do ta shihni lidhjen tuaj dashurore ashtu siç është. Është pra momenti për të marrë vendime të rëndësishme sentimentale: Të qëndroni me të, apo të ndaheni, të angazhoheni seriozisht, apo të jeni të lirë…Reflektoni, dialogoni dhe mos u ndikoni vetëm nga dëshirat e tjetrit, edhe ju keni të drejtë të shprehni tuajat.

 

Gaforrja

Mërkuri, Dielli dhe Urani janë në sektorin tuaj të karrierës, patjetër do të ndodhin gjëra të reja në punë. Mund të ndodhë ndonjë largim, ose ardhje e një kolegu/eje të ri/re, një ndryshim zyre, një shef i ri, etj. Tregohuni të gatshëm për t’iu përshtatur këtyre situatave të reja. Ju nuk mund të refuzoni gjë, maksimumi mund të bisedoni mos nxirrni ndonjë përfitim për veten. Keni disa probleme të vogla shëndeti, si dhimbje stomaku, ndonjë infeksion i fshikëzës urinare, etj, por mos i lini pas dore.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *