U sa i lodhur jam. I dërrmuar fare. Kam ngritur pesëdhjetë fëmijë në krahë, sot. Po sa të rëndë që janë. Më këputën krahët. Me se i ushqejnë këta prindër, që mos e bëfshin pikën e hajrit.

Shkova andej nga Kashari, që thua ti, ditar, dhe inagurova një kënd lojrash. Ishin mbledhur gjithë ata veteranë aty. Ju ndrinin sytë nga gëzimi që isha unë më atë ngjarje të shënuar. Dukeshin që ishin të besuarit e partisë. Bënin garë kush e kush të me puthte me shumë.

Me ka gjetur belaja me puthjet. Le që puthin, por s’dinë as të puthin. Më lënë nga një kile pështymë në faqe. Më tërhoqi njeri nga vetja dhe s’më lëshonte. Unë beja të ikja, ai më tërhiqte më shumë. E po pikë e zezë. Shyqyr që ja dola të largohesha prej tij, se edhe tani pas 7 orësh, bashkë me atë tipin, i përqafuar do isha.

Moooos! Tani që po shikoj më xhepat e pantallonave. Më paska vjedhur një 10 mijë lekshe.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *