Shkëlqeu në të gjitha format e mundshme, Arinda Gjoni, këngëtarja që tregoi që talent ii saj i kalon kufijtë e interpretimit duke sjellë në skenë zëra dhe performance të jashtëzakonshme të emrave botëror të muzikës. Your Face Sounds Familiar, u mbyll me fitoren e Valon Shehut  por në njëfarë mënyre të gjithë ishin fitues dhe këtë e pohon edhe vetë Arinda.

 

Fabjola Kuburi:- Arinda, mezi e kam pritur këtë intervistë për të drejtuar ato pyetje që më kanë ngelur në mendje gjatë gjithë kohës. Ti ishe pjesë e këtij sezoni të YFSF, (Your face sounds familiar) por unë jam kurioze si u bërë pjesë e gjithë kësaj, mund të na flasësh pak për këtë eksperiencë?

Arinda Gjoni:- Përshëndetje! Më kontaktuan dhe nuk u mendova dy herë, pranova menjëherë sepse është vërtet një spektakël që të jep mundësinë të tregosh shumë vlera artisike. Kjo ishte një eksperincë shumë e bukur, sepse të lejonte të futeshe nën lëkurën e artistëve të ndryshëm dhe më shijoi shumë kjo gjë.

-A kishe njohur vetes këto vlera imitimi më përpara?

-E dija që mund të imitoja por aty kam zbuluar  shumë më shumë tek vetja aftësi që s’mendoja që i kisha!

-Të erdhi keq që nuk fitove?

– Nuk më erdhi keq aspak sepse aty të gjithë ishim ffitues. Kupat i kemi marrë gjithsecili dhe unë e kam parë më shumë si një lojë, argëtim.

-E meritonte Valoni fitoren?

– Valoni është artist shumë i mirë! Këngët dhe stilin e tij rock i ka interpretuar shumë shumë mirë.

– Me syrin tënd kë pe si fitues?

-Të gjithë ata që morën pjesë në këtë edicion të YFSF,  janë artistë shumë të mirë dhe të gjithë kanë dhënë maksimumin, kushdo që ta merrte unë do isha e kënaqur.

– Me cilin nga personazhet publike u afrove më shumë? Pse?

– Me shumë artiste kam marrëdhënie shumë të mire, nuk do cilësoja ndonjë specifik.

– ..por mbylle gjysmëfinalen e YFSF me fitore, çfarë emocioni të shkakti fitorja e kësaj etape?

– Më shkaktoi emocione të jashtëzakonshme  dhe jam shumë e lumtur që ishte një mbyllje dinjitoze me të madhen Nexhmije Pagarusha me një perlë si “Baresha”, duke qenë se ajo është e pazëvendësueshme unë u mundova ta sillja në formën më të mirë të mundshme dhe ia arrita.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *