Ish bokseri dhe politikani i ri Granit Shala në momentin e fundit kishte vendosur të tërhiqet nga kandidimi për deputet nga rradhët e AAK-së por duke mos lënë anash angazhimin e tij në politikë. Ai thotë se këtë angazhim do e vazhdojë për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Nuk dihen akoma arsyet e tërheqjes së tij ose ndonjë premtimi të bërë pas zgjedhjeve, mirëpo e rëndësishme është që vendimi i tij i menduar gjatë është vendim i duhur.

Ja postimi i tij:

Të nderuar vëllezër dhe motra, e nderuar diasporë e dashur, i nderuar z. Ramush Haradinaj,

përmes këtij shkrimi dua t´u falënderoj për besimin e dhënë dhe përkrahjen tuaj që unë të jem zëri i diasporës. Përmes jush unë e kam kuptuar se Kosova është në rrugën e duhur, se Kosova është duke e marrë kahjen e duhur për të arritur mirëqenien e qytetarëve dhe për t´u funksionalizuar si një shtet evropian, ashtu sic e meriton vendi ynë.

Në rrethana të vështira, ju kërkuat nga unë që të futem në garën për të qenë përfaqësues i popullit në Kuvendin e Kosovës. Për këtë besim unë ju falënderohem nga thellësia e zemrës.

Jam menduar shumë gjatë, se cili është vendimi i duhur për mua dhe për popullin tim. Duke qenë se botkuptimi im është i nivelit evropian, dua që t´u hapi rrugën kandidatëve tjerë për të qenë përfaqësues të popullit. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jem krahu i juaj i djathë për të ndërtuar vendin tonë. Me këtë vendim ju siguroj se do të jem gjithnjë afër jush, e nuk do të ndalem së punuar i për Kosovën që me qindra e mijëra persona dhanë jetën e tyre.

Andaj, dua t´i falënderoj të gjithë ata që më përkrahën deri këtu dhe që me motivuan gjithnjë për të punuar drejtë së ardhmës së fëmijëve të Kosovës. Kosova me të vërtetë është një vend i bekuar dhe ne duhet ta bekojmë atë duke e ngritur në majën më të lartë, duke e zhvilluar e duke e bërë një vend atraktiv për të gjithë njerëzit.

Miku juaj, Granit Shala”: ka përfunduar Shala!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *