14804804_1100041383411528_385114541_n Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ardhjen e dy netëve magjike dhe plot fashion në Kosovë. Po flasim për Prishtina Fashion Nights Istanbul Dantel që do të mbahen në datat 28-29 Tetor duke filliar nga ora 19:00 në Golden Restaurant. Mund të themi se janë netët më cilësorë të modës në vend, ku edhe këtë herë B Models dhe IB Events i kanë bashkuar forcat e ku deri më tani po punohet në detajet e fundit duke nisur nga pasarela glamur e deri te përzgjedhjet e të ftuarve. Ne mësojmë gjithashtu se do të jenë disa nga disenjatorët dhe brendet më më të njohur shqiptarë si: Tabja, Krienko Jeans, Torres, Akademia Evolucion e të tjerë. Ndërsa e vecanta këtë vit është se do të shohim edhe dy sfilata me veshje për fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *