tony karKëtë javë isha në Dhërmi dhe aty mora vesh që kishte ardhur Tony Bler. Përfitova nga rasti t’i marr një intervistë pasi ishte shumë e kollajshme me thjeshtësinë që e karakterizon. Prita sa doli nga deti dhe ju prezantova. U habita që më njohu…

Kaso Kosa: Po përflitet goxha për sa i përket ardhjes suaj në Shqipëri. Në disa media thuhet se ju keni ardhur për hashash. Ose më saktë do jepni këshilla Kryeministrit Rama dhe do paguheni me hashash, jo me lekë në dorë. A është e vërtetë kjo gjë?

Toni Bler: – Këto janë thjesht spekullime. Unë këshilla Edit i kam dhënë, por as lekë në dorë dhe as hashash nuk kam marrë sepse tani në rradhë të parë nuk është periudha e korrjes dhe në rradhë të dytë me Edin jemi miq. U kënaqa një javë me të. Nesër nisem. Me vete për në Angli nuk kam asnjë gram hashash, por kam marrë  byrek me qepë e me domate për ta ngrënë rrugës, dhe trahana për të shtyrë dimrin se është kriza përpara dhe duhet t’i bëjmë parapritë.

– Pra, erdhët këtu për të takuar Edin…?

– Në fakt, unë nuk kam ardhur këtu vetëm për të takuar miq. Kam pasur edhe disa probleme të tjera për të zgjidhur …

–  Çfarë problemesh mund të zgjidhë në Shqipëri një personalitet si puna juaj?

– Siç e dinë të gjithë, unë kam një gjyq në Angli dhe kam nevojë për ndihmën e ekspertëve. Arsyeja parësore për të cilën kam ardhur është që t’i marr një mendje për gjyqin tim Spartak Ngjelës.

 

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *