qytetari dixhitalI nderuar zoti Berisha! Dua të denoncoj parcelat me hashash të Saje Qorrit, Shullazit dhe Olsi Ramës. Ato ndodhen në çdo cep të Shqipërisë. Këtë mund t’ua u dokumentoj edhe me foto. Për çdo adresë kam foton përkatëse e cila tregon se në Shqipëri bëhet nami. Kur të shikoni fotot edhe vetë nuk keni për ta besuar se ç‘ bëhet në bazë… Por më ka dalë një problem. Duke qënë se kam pasur një virus në telefon më janë fshirë fotot e hashashit. Por e zgjidha. Kam bërë një foto të borzilokut që kam në shtëpi dhe që e përdor për të bërë makaronat. Nuk dallohet fare zoti Berisha që nuk është kanabis. Kështu që ju merrni foton postojeni dhe shtoni dhe ndonjë gjë interesante siç vetëm ju dini të shtoni. Përpara Sali Berisha! Mbyte Edi Ramën dhe Saje Qorrin!

(Këtë shkrim dhe të tjera mund ta lexoni në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *