Drejtuesit e firmës izraelite SuperMeat besojnë se pulat e krijuara në laborator mund të jenë një “zëvendësues i mundshëm i mishit të kafshëve”. Kështu kjo firmë ka propozuar mbledhjen e fondeve për financimin e këtij projekti. Teknologjia e propozuar mund t’i bëjë shkencëtarët të marrin me anë të biopsisë një copë të vogël mishi nga pula dhe pastaj të ndajnë qelizat për të krijuar mish laboratorik. Kur qelizat të rriten në inde të plota, ekipi i firmës thotë se “do të krijohet mish pule i padallueshëm nga mishi i zakonshëm përsa i përket shijes dhe teksturës”. Aparatet laboratorike janë dizenjuar për të ndihmuar “mimetizimin natyral të fiziologjisë së kafshës, duke lejuar prodhimin e një mishi me kosto efikase”. Nëse perfeksionohet një sistem i tillë, përfitimet mund të jenë gjigande. Së pari mund të reduktohet sasia e dioksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë nga rritja e kafshëve dhe së dyti nuk do të duhet të therim kafshët. Drejtori ekzekutiv i SuperMeat, Kobi Barak, tha se me fondet e duhura, ky lloj mishi mund të shitet në supermarket brenda pesë vjetëve.

Ai tha: “Ne e kemi themeluar SuperMeat për të revolucionuar industrinë ushqimore dhe për të promovuar zgjedhje efikase për të përmbushur nevojat e njerëzve dhe zvogëluar degradimin e mjedisit, gjë që do të sigurojë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. “Ekipi ynë është i përbërë nga grupe të ndryshme avokatësh, shkencëtarësh, profesionistësh të shëndetit dhe ambjentalistësh që janë bashkuar së bashku për të krijuar një mënyrë të pabesueshme dhe vërtet revolucionare për të prodhuar mish të vërtetë, të shijshëm, pa u shkaktuar vuajtje kafshëve dhe që të arrijë tregun brenda 5 vjetëve”. Kompania ka grumbulluar deri më tani 30 mijë $ dhe ka për objektiv 100 mijë $. Sistemi është bazuar në kërkimet e profesorit hebre të universitetit, Jakov Nahmais. Ai tha: “Arrita të kuptoja se situata ishte urgjente. Nëse dua që fëmijët e mi të hanë të njëjtën pulë të skuqur që gatuante edhe gjyshja ime, duhet të zhvilloj një teknologji revolucionare që do të ndryshojë prodhimin e mishit në mënyrë thelbësore në shekullin e ardhshëm”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *