Qeveria ka një krah të shkurtër dhe një krah të gjatë. I gjati shërben për të marrë dhe arrin kudo. I shkurtri shërben për të dhënë dhe arrin vetëm ata që ka afër!

Pasi gërmuan tokën në një thellësi prej 100 metrash, shkencëtarët rusë gjeten gjurmë të disa fijeve bakri, 1000 vjeçare të vjetra dhe arritën në përfundimin se të parët e tyre kishin pasur një rrjet telefonik ndërqytetës që në atë kohë.
Për të mos mbetur prapa, amerikanët gërmuan më shumë se 200 metra thellësi në vendin e tyre për të zbuluar gjurmë të fibrave optike 2000 vjet të vjetra, duke konfirmuar se Amerika zotëronte një rrjet komunikimi dixhital që në epokën e Krishtit dhe 1000 vjet para rusëve.
Një javë më vonë, Shqipëria publikon një raport ku përmendej se shkencëtarët kishin gërmuar në një thellësi 500 metra dhe nuk kishin gjetur absolutisht asgjë, duke konfirmuar se 3000 vjet para Jezu Krishtit të gjithë shqiptarët zotëronin telefon celular.

Dashuria është si cigarja, nëse shuhet mund ta ndezësh, por nuk do të ketë më të njëjtën shije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *