Puna për lentet e kontaktit “inteligjente” në përgjithësi është përqendruar në përmirësimin e shikimit, ose në përmirësimin e shikimit HUD (kur je i aftë të shohësh njëkohësisht edhe mjedisin, edhe informacionin që të jepet), por firma Soni kërkon të shkojë edhe më tutje. Shoqëria është duke punuar për krijimin e një palë lenteve të reja, të cilat janë të afta të regjistrojnë video vetëm me një të lëvizur të qepallave. Sensorët e vënë në lente janë të aftë të dallojnë ndryshimin mes pulitjes së vullnetshme dhe të pavullnetshme të syrit. Teknologjia e kapjes së imazhit dhe regjistrimit të tij do të vendoset në lente, rrotull zonës së bebes dhe sensorët do t’i shndërrojnë lëvizjet e syrit në energji për të furnizuar lenten. Sigurisht, kjo teknologji nuk është aq e vogël sa të mbahet në mënyrë të rehatshme në lentet e kontaktit, pra, gjërat janë ende në nivelin teorik. Pas dështimit të Google, për të krijuar një aparat fotografik në lentet e kontaktit, gjigandë të tjerë teknologjikë duket se i janë futur punës në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *