Dihet tashmë se burrat dhe gratë janë të ndryshëm dhe nuk bëhet fjalë të bien dakord mbi disa gjëra, sidomos përsa u përket lidhjeve dhe seksit. Mbase edhe ndryshimet janë ato që i bëjnë gjërat më interesante. Me gjithë ndryshimet, kur vjen puna te seksi, të dy duhet të gjeni gjuhën e përbashkët, në mënyrë që të kënaqeni. E keqja është se në këtë fushë disa gjëra nuk thuhen me fjalë, por nënkuptohen. Nëse edhe ti po e vret mendjen se çfarë i pëlqen partnerit tënd në seks, ne po të themi 8 gjëra bazë që ata do të donin në seks, por që nuk guxojnë t’i thonë. Lexoji me vëmendje…

1. Burrat janë të pasigurt për trupin e tyre
Mendon se vetëm ti do që të marrësh komplimente kur ankohesh se je e shëndoshë, vetëm e vetëm që të dëgjosh fjalët: “Ç’po thua? Ti je shumë e dobët!”. Edhe burrat kanë probleme në lidhje me trupin e tyre dhe sidomos, me organin e tyre seksual. Kështu, mirë do të ishte t’i mbaje komentet e tua për vete (sidomos nëse janë negative), sepse nuk do t’i vlerësonin.
2. Janë shumë të ndjeshëm
Dhe, nuk po themi se fillojnë të qajnë sapo shohin një këlysh qeni, por e kemi fjalën nga ana anatomike, për testet e tyre. Ti mendon se atij i pëlqen të luash me to, por mos e bëj më, sepse e urrejnë, bile u shkakton edhe dhimbje. Butë dhe qetë. Është një çështje shumë delikate…
3. Mëso t’i bësh mirë disa gjëra
Kur të “shtiesh” në dorë organin e tij seksual, duhet të dish edhe si ta bësh. Ndryshe, më mirë lëre ta bëjë vetë, sepse ai e njeh më mirë se çdo gjë tjetër këtë pjesë të trupit të tij.
4. Seksi anal nuk u pëlqen të gjithëve
Në daç besoje, në daç jo, kjo gjë është e vërtetë. Kështu, nëse edhe ty nuk të pëlqen, sapo ke gjetur burrin e ëndrrave të tua.
5. Sigurisht, u pëlqen treshja…
Nuk besojmë se ekziston burrë në këtë planet që të mos ketë fantazuar qoftë edhe një herë të bëjë seks me dy gra njëkohësisht. Arsyeja pak a shumë merret me mend: në këtë rast, gjërat dyfishohen. Kështu, nëse ai ta propozon, para se ta refuzosh prerë (nëse do ta refuzosh), dëgjo një herë se ç’do të thotë ai i varfri. Në vazhdim, mund edhe t’ia fusësh me shpullë… Besona, ai është i përgatitur për gjithçka.
6. Ruaj sensin e humorit
Në rregull, seks është, mund të shkojë edhe ndonjë gjë keq. Mos u frikëso dhe mos paniko sepse ai, që nuk ndan aspak me ty panikun që ke, do të nervozohet dhe ka shumë mundësi të ngrihet dhe të ikë. Ruaj sensin e humorit për të gjitha gjërat në jetë dhe nuk do të dalësh asnjëherë e humbur.
7. Ata fantazojnë për gratë e tjera
Mos e merr si diçka personale! Edhe nëse ai të do si i çmendur dhe nuk do të të tradhtojë kurrë, me një fjalë, nëse ti je mbretëresha e tij, ndonjë moment ai do të mendojë edhe ndonjë grua tjetër. Ka gjasa që kjo të ndodhë në momentin kur bëni seks. Mos u zemëro tani. Pikërisht për këtë arsye, ai nuk do të ta thotë kurrë dhe… mirë bën!
8. Burrave u pëlqejnë përqafimet
Ky është një skandal i vërtetë. Kanë ikur ato kohëra kur një burrë mbaronte punë, kthente kurrizin dhe lexonte gazetën, apo ndizte një cigare dhe brenda 5 minutave fillonte të gërhiste. Tani, edhe burrat duan përqafime, bile i kërkojnë vetë ato. Epo, kishte ardhur koha edhe për këtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *