1. Konturoni formwn e fytyrës suaj
Pse duhet bërë kjo? Brunet kanë shpesh një lëkurë mat dhe me pak shkëlqim. Konturimi i jep dritë lëkurës dhe bën të mundur theksimin e disa pjesëve të saj. Ju mund ta bëni këtë me krem-pudër të lëngshëm, por duhen evituar pudrat, sepse ato e thajnë lëkurën dhe konturi nuk realizohet.

2. Për një vështrim plot energji
Ndryshe nga biondet, brunet mund të përdorin tone sysh me tonalitetet e bakrit, metalike. “Ngjyrat e ngrohta, si kafja, e zeza, ose edhe portokallija e mbyllur i japin një efekt të bukur dhe sensual shikimit, gjithçka që nevojitet për të qenë më e pëlqyer!”, thotë specialisti.

3. Nxirrni në pah vështrimin
Vija e lapsit të syve nuk është e domosdoshme në grim, por duket bukur te brunet, lejon të theksohet dhe tw zmadhohet shikimi. “Sa herë që grimoj brunet, nuk e lë pa e bërë”, thotë specialisti. Për të pasur sy prej drenushe, ju mund të aplikoni një laps blu saks ose të zi. E njëjta gjë vlen edhe për rimelin, qëndrojmë te ngjyrat e ngrohta.

4. Rregulloni çehren
«Brunet kanë shpesh një lëkurë mat, pra, duhet bërë një grim me ndriçim për të ndryshuar çehren”, thekson specialisti. Për ta bërë këtë, përdorni një pudër mat, ose një të kuq faqesh rozë, ose me nuanca blu. Këshillë: Përdorni një ndriçues çehreje në mollëzat e faqeve, për t’i dhënë shkëlqim të menjëhershëm fytyrës.

5. Vizatoni vetullat
Brunet i kanë vetullat e errëta dhe sytë shpesh në formë bajameje, ose të vegjël. Për të zmadhuar vështrimin dhe strukturuar fytyrën, është e rëndësishme të vizatohet mirë kjo pjesë e fytyrës, me ndihmën e një lapsi vetullash. “Ju duhet të zgjidhni ngjyrat që u afrohen atyre të flokëve. Që grimi i tyre të qëndrojë gjithë ditën, aplikoni një xhel vetullash transparent.

6. Nxirrni në pah buzët
Brunet kanë shpesh buzë të fryra. Për t’i nxjerrë ato në pah është mirë të përdoret i kuq buzësh me ngjyra “nudo” për të pasur një efekt natyral dhe pwr tw mos i fryrë edhe më shumë ato. Mund të përdorni edhe ngjyra më të ndezura në buzë, por zgjidhni më shumë tonalitetet e “frutave të kuqe”, si ngjyrë luleshtrydheje, mjedër, ose boronicë. Ato që kanë lëkurë shumë të bardhë, mund të përdorin një ngjyrë fushia (rozë e ndezur) në lejla, që “zgjon” çehren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *