Me të mësuar që kryetari i bashkisë së Kavajës dha dorëheqjen, e telefonova dhe lamë së bashku një takim. Ishte mjaft i gatshëm për intervistë, por më kërkoi që ta bënim në Rinas…

Kaso Kosa: – Zoti Roshi! Përshëndetje dhe së pari ju falënderoj që pranuat të jepnit intervistë, megjithëse në një situatë të sikletshme për ju.
Elvis Roshi: – Për ty Kaso janë të gatshëm të gjithë…
– Ngushëllime njëherë për largimin nga posti!
– Do kthehem prapë Kaso. Është çështje kohe.
– Si ndodhi që ju kujtua se keni qenë i dënuar?
– Krejt rastësisht Kaso. Isha një ditë pranë shatërvanit që kam ndërtuar në mes të Kavajës. Shikoja aty adoleshentë të cilët ishin ulur në bordurat e atij shatërvani. Një djalë po i hidhte dorën në qafë një vajze. Ajo ia largonte. Në atë moment m’u kujtua vetja kur isha në moshën e tyre.
– Ç’ju kujtua konkretisht?
– M’u kujtua se si disa shokë të mitë, kur isha në Itali, mbërthyen një vajzë forcërisht. Unë ulërija.
– Përse ulërinit?! Ata mbërthyen vajzën, apo juve?
-….
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *