1. Kalciumin mund ta marrësh edhe nga perimet:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Bebja në mitër e merr kalciumin nga nëna e tij:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

3. Nëse merrni më pak kalcium nëpërmjet ushqimit, ulet rreziku për gurë në veshka:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

4. Cili ushqim na jep më shumë kalcium?
a. Qumështi me pak yndyrë
b. Djathi i tipit “cottage” (me pak yndyrë)
c. Kosi

5. Kush ka më shumë nevojë për kalcium?
a. Fëmijët e moshës 4-8 vjeç
b. Fëmijët e moshës 9-18 vjeç
c. Të rriturit mbi 50 vjeç

6. Ne humbasim nga pak kalcium çdo ditë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

7. Çfarë roli luan kalciumi në trupin tonë?
a. Ai shërben për të pasur kocka të forta.
b. Mbron sistemin imunitar.
c. Të dyja bashkë.

8. Që të thithë kalciumin, trupi ynë ka nevojë për këtë element:
a. Vitaminë D
b. Vitaminë C
c. Kalium

9. Ne duhet të marrim edhe tableta me kalcium bashkë me ushqimin, që të plotësojmë nevojat ditore:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

10. Ne marrim më shumë kalcium nëse marrim tableta me doza të mëdha:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

11. Cili nga personat e mëposhtëm ka më shumë nevojë për kalcium?
a. Gratë shtatzëna
b. Të moshuarit mbi 70 vjeç
c. Fëmijët nën 5 vjeç

12. Qëkur njerëzit e njohin kalciumin?
a. Që prej shekullit I të e.s
b. Që nga Mesjeta
c. Që në shekullin e 18-të

Përgjigjet:
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nëse mamaja ju ka thënë të pini qumësht që të bëheni i fortë, ajo kishte të drejtë. Qumështi dhe nënproduktet e tij janë të pasura me kalcium, por edhe perimet, si sallata kineze, kale e brokoli dhe peshqit, si sardelja dhe salmoni. Nëse nuk merrni sasinë e duhur të kalciumit, rrezikoheni nga osteoporoza, një sëmundje që dobëson kockat.
2. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kur bebja ndodhet në barkun e nënës, ajo ka nevojë për shumë kalcium që të krijojë kockat. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë tre muajt e fundit të shtatzanisë. Nëse ju nuk merrni aq kalcium sa duhet, bebja do ta marrë atë nga trupi juaj. Gjatë shtatzanisë dhe dhënies gji, gruaja duhet të hajë ushqime të pasura me kalcium. Flisni me doktorin nëse nevojitet të merrni tableta me këtë kripë minerale.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumica e gurëve në veshka formohen nga një lloj kalciumi, i quajtur oksalat kalciumi, por nuk ka të dhëna shkencore se pakësimi i kalciumit në ushqim do të parandalojë formimin e këtyre gurëve. E vërteta është se ulja e sasisë së kalciumit dhe pirja e lëngjeve me shumicë, i bën njerëzit të rrezikohen më pak nga gurët. Strategjia më e mirë është të merret sasia e duhur e kalciumit për trupin, as më shumë, as më pak.
4. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Kosi ka pak më tepër kalcium sesa qumështi me pak yndyrë. Një gotë me 250 kos të thjeshtë siguron afro një të tretën e nevojave tona për kalcium. Por kalcium kanë edhe lëngu i portokallit, qumështi i bajameve, orizit dhe sojës, sepse atyre u shtohet kalcium. Është mirë t’i tundni mirë para se t’i pini, sepse kalciumi mund të qëndrojë në fund.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Të rinjtë e kësaj moshe rriten shpejt; gjithashtu edhe kockat e tyre. Ata kanë nevojë për plot kalcium, për të paktën 1300 miligramë në ditë. Ata mund ta marrin këtë sasi duke pirë dy gota qumësht, një gotë lëng portokalli me kalcium dhe një gotë kos. Të rriturit kanë nevojë për më pak, të paktën 1000 mg/ditë.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Pothuajse i gjithë kalciumi ndodhet në kocka dhe në dhëmbë, por ne humbasim pak çdo ditë nëpërmjet lëkurës, djersës, flokëve dhe funksioneve të tjera të trupit. Trupi ynë nuk e prodhon vetë kalciumin, kështu që ne duhet ta marrim nëpërmjet ushqimit, ose në formë tabletash.
7. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Trupi ynë ka nevojë për të që t’i mbajë kockat e forta. Megjithatë, kalciumi luan edhe role të tjera në trup. Ai nevojitet për të vënë në punë muskujt dhe ndihmon për transmetimin e mesazheve nga truri në pjesë të tjera të trupit dhe anasjelltas. Kalciumi gjithashtu ndihmon enët e gjakut për të çuar gjakun në zona të ndryshme të trupit dhe ndihmon në çlirimin e hormoneve dhe të proteinave.
8. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Të dyja këto substanca janë partnere. Trupi nuk e thith kalciumin pa vitaminën D, të cilën e marrim nëpërmjet diellit dhe disa ushqimeve. Peshqit me yndyrë, si toni dhe salmoni, janë burime të mira të vitaminës D, por shumë njerëz kanë nevojë të marrin suplemente (në formë tabletash, apo lëngu). Flisni me doktorin nëse nuk merrni sasinë e duhur të kësaj vitamine.
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Jo të gjithë kanë nevojë për tableta me kalcium kur hanë. Dy llojet më të zakonshme të tabletave me kalcium janë karbonati i kalciumit dhe citrati i kalciumit. I pari kushton më pak dhe funksionon më mirë kur e merr bashkë me ushqimin, i dyti kushton më shumë, por mund ta marrësh me ose pa ushqim.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nuk i bën asnjë favor vetes nëse merr tableta me dozë të madhe, sepse kalciumi thithet më mirë nga trupi kur merr tableta 500 miligramëshe.
11. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për më shumë kalcium, afro 1200 mg/ditë, ndërsa gratë e rritura shtatzëna, për 1000 mg/ditë. Nëse bëhet fjalë për vajza adoleshente shtatzëna, sasia rritet deri në 1300 mg/ditë.
12. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kalciumi njihet që në shekullin e parë, kur romakët e përdornin oksidin e kalciumit për të bërë gëlqere. Nuk është çudi pra që fjala kalcium vjen nga fjala latine “gëlqere”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *