Jam Gena nga Durresi 25 vjec. Jam e interesuar per lidhje serioze (martesore) me nje djale deri 40 vjec qe jeton ne perendim ose Amerike! Nuk kam asnje problem si martese apo femijë dhe jam goxha e paraqitshme. Te interesuarit te lejne numër e telefonit ketu dhe do ti kontaktoj une me vvhatsapp ose viber.

Jam Ana nga jugu 27 vjeçe trup i mbushur 1.60 e gjatë, dhe serioze. Dëshiroj të njihem me një zotëri serioz dhe me ekonomi të mirë, të jetë një shok i mirë, dhe të më ndihmojë dhe nga ana ekonomike. Lidhja dua të jetë shumë sekret. Jam korrekte dhe hera e parë që shkruaj në gazetë. Ju mirëpres jo për tallje.

Jam një vajzë beqare 50 vjeçe 1.62 e gjatë nga Durrësi, kërkoj të njoh një zotëri deri në moshen 54 vjeç, njeri familjar pa vese të këqia. Njeri i ndershëm, punëtor, të jetë i aftë për të mbajtur familje se e tillë jam dhe vetë. Person serioz për lidhje serioze. Stop talljeve. Pres përgjigje në gazetë.

Përshëndetje jam nje studente në Milano për juridik. Kërkoj nje djale serioz me arsim te lartë mosha maksimumi 33 vjec. Jam vajze e thjeshte dhe shtepiake. Dëshira ime ështe edhe pse jetoj ne itali te martohem me shqiptar. Të interesuarit të më dërgojnë mesazh sepse mund te jem ne mesim gjate dites.

Cdo gje ka nje here te parë, dhe teksa po shkruaj po me ngjan sikur po dal nga vetja, por kur ske asnje mundesi kontakti me njerez detyrohesh dhe te besh njoftime te tilla, jo se sjam tip i shoqerueshem por sja kam dhene mundesine vetes per te njohur dikë. Është hera e parë qe po shkruaj, Jam Dona 36 vjece, nga nje martese shume e zhgenjyer se kam marre iniciativen te krijoj dicka te re me jete, qofte aventure apo serioze, mendoj qe ka ardhur momenti ti jap serish shancin vetes per nje lidhje serioze. E theksoj vetem serioze, pasi vete mosha nuk ma lejon flirtin dhe aventuren, kerkoj nje person serioz, te dije te respektojë femren, mbi te gjitha besnik pasi e kam vuajtur ate pjese nje jete. Të jete i stabilizuar ne vendet e BE pasi me pelqen te integrohem, mosha 38-44 vjec, qofte i divorcuar ose ta kete humbur bashkeshorten, femija per mua nuk eshte pengese sic ndodh rendomte. Të jete i qyteteruar dhe jo mashtrues e llafazan, pasi mashkullit nuk i shkon ajo pjese, kush e gjen veten ne kete njoftim te lajmerohet ne gazete, mashtruesit e aventurieret mos ta marin mundimin fare vetem lidhjet serioze (martesore).

Përshëndetje jam Mira nga Lushnja 37 vjeçe, kërkoj lidhje serioze. Djali të jetë nga Skrapari ose Dibra. Për më tepër i interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.

Jam një vajzë nga Shkodra 35 vjeçe beqare më pëlqen të njihem me një djalë nga veriu, të jetë katolik siç jam dhe vetë. Të jetë i sinqertë dhe të dijë të vlerësojë një femër, dua vetëm lidhje serioze, jo tallje. Kujt i intereson të më kontaktojë në këtë adresë emaili: valivalinika@hotmail.com

Përshendetje jam nje grua e divorcuar 39 vjece me dy djem ne ngarkim dhe deshiroj nje lidhje per martese me nje burre qe jeton jashte Shqiperise. Mosha nuk ka shume rendesi per mua te jete njeri i mire kjo eshte kryesorja per me shume komunikojme me shume respekt nga unë.

Jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora e divorcuar për shkak të xhelozisë tepër të lartë që kishte ai dhe mbi të gjitha nuk munda të bëj fëmijë me atë për arsye se dolen analizat shumë keq të atij. Tani jam në kërkim të një personi vetëm për të krijuar familje të moshës 40-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Jam një vajzë 20 vjeçe, kërkoj të lidhem me një djalë serioz jo mashtrues. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *