Keni menduar ndonjëherë se shenja juaj zodiakale mund të ndikojë në zgjedhjen e punës së duhur? Ja, si ta zgjidhni profesionin tuaj duke u bazuar te karakteristikat e personalitetit tuaj, sipas shenjës suaj të horoskopit.

Dashi: Ushtarak
Deshtë janë të pajisur me një trup dhe tru aktiv. Duke qenë se ata janë dinamikë nga natyra dhe me vullnet të fortë, do të bënin karrierë në fushën ushtarake, politike ose në shërbim të të tjerëve (policë, zjarrfikës, etj). Ata gjithashtu do të ishin biznesmenë të suksesshëm.
Demi: Shef kuzhine
Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë punëtorë, metodikë e të besueshëm dhe u pëlqejnë bukuria e luksi. Ata do të kishin sukses si shefa kuzhine, apo si dizenjues.
Binjakët: Tregtar
Binjakët miqësorë dhe inteligjentë janë gjithnjë në kërkim të diçkaje që të stimulojë mendjen e tyre. Ata janë të përshtatshëm për punët me ritëm të shpejtë dhe nën presion, si agjentë burse, në marketing dhe në tregti.
Gaforrja: Mësues
Gaforrja është “mamaja” e zodiakut. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë emocionalë, mbrojtës dhe të kujdesshëm. Ata gjithashtu shkëlqejnë në zgjidhjen e problemeve dhe janë të përgjegjshëm. Gaforret, pra, do të ishin të mirë në profesionin e mësuesit, psikologut, punonjësit social dhe kopshtarit.
Luani: Drejtues
Me personalitetin e tij të fuqishëm, Luani di të imponohet, si në punë, ashtu edhe në marrëdhëniet personale. Të udhëhequr nga dielli, ata janë guximtarë dhe u pëlqen të bëjnë punë që sjellin pushtet dhe para. Atyre u pëlqen gjithashtu të jenë nën dritën e projektorëve. Ata janë të mirë si drejtorë, menaxherë, administratorë dhe sekserë pasurish të patundshme.
Virgjëresha: Botues
Njerëzit e kësaj shenje toke kanë tendencë të jenë logjikë dhe të kujdesshëm ndaj detajeve. Këto janë cilësi të nevojshme për ata që merren me botim, kërkime, letërsi, ose analiza statistikore.
Peshorja: Avokat
Peshoret kanë një aftësi instinktive për të lexuar mendjen e të tjerëve, dinë të dëgjojnë dhe kanë aftësi të mira komunikuese, duke i bërë të tjerët të ndihen mirë. Atyre u pëlqen debati, që zakonisht e fitojnë nëpërmjet sharmit dhe manipulimit. Meqë Afërdita i bën ata krijues, Peshoret mund të jenë të mirë edhe në profesionet artistike, përveçse si avokatë dhe gjykatës.
Akrepi: Dedektiv
Kjo shenjë uji është e njohur për fuqinë e saj. Ata i çojnë të gjitha deri në ekstrem, pavarësinë, humorin, besnikërinë dhe besimin. Përveç kësaj, Akrepat kanë intuitë dhe janë të zgjuar. Profesione të tilla si dedektiv, kirurg apo shkencëtar janë më të përshtatshëm për tipin e tyre të personalitetit.
Shigjetari: Filozof
Shigjetari tipik ka shpirt të lirë, është i qetë dhe i pëlqen të udhëtojë. Ata janë gjithashtu mendjehapur dhe kanë një mënyrë filozofike për të menduar për jetën. Kështu, ata do të ishin të mirë si trajnerë, ministra dhe filozofë.
Bricjapi: Llogaritar
Bricjapët janë punëtorë të mëdhenj dhe kanë nevojë për sfida që të ndihen të lumtur. Atyre u pëlqen ta jetojnë jetën në mënyrë tradicionale dhe shfaqin stabilitet, qetësi dhe pjekuri. Një karrierë në fushën e financës, mjekësisë apo bankave është më e përshtatshme për ta.
Ujori: Shkencëtar
Ujorët janë mendimtarë, gjë që i shtyn ata të tregohen kureshtarë për gjithçka. Meqë janë shenjë ajri dhe udhëhiqen nga Saturni, atyre u pëlqen të kenë një punë jo tradicionale. Kureshtia e tyre e lindur dhe dëshira për të pyetur për gjithçka i bën ata të jenë shkencëtarë të mirë. Profesione të tjera të mira për ta janë astronomia dhe aeronautika.
Peshqit: Artist
Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë të ndjeshëm dhe u pëlqen të ndihmojnë të tjerët. Ata janë gjithashtu krijues dhe pasionantë. Punët e preferuara për ta janë artist, veteriner dhe infermier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *