– Kam ra në hall me shoqen e ngushtë. Ajo kishte ca kohë që më thoshte kam ra në dashuri me një djalë, e dua shumë, është jeta ime, nuk jetoj dot pa të. Unë jetoj në Itali, dhe isha e gëzuar shumë për shoqen time. Por kur më tha emrin e tij, ngela e shokuar, ajo ishte e dashur me kushëririn tim, djalin e tezes, po ai është i martuar. U çmenda, dhe i thashë djalit të tezes, ai e mohoi si fillim, por më pas më kërcënoi se po i tregove, nuk do të flas kurrë me gojë. Unë e kam provokuar disa herë shoqen time duke i thënë ki kujdes se ai mund të jetë i martuar etj. Dhe ajo nuk dëgjon nga ajo anë, më thotë të lutem mos më fol ashtu etj. Nuk di si të veproj ti tregoj që ai është kushëriri im, ka një grua, po e gënjen? Nga ana tjetër kam frikë se do humbas shoqërin me shoqen, sepse kushëriri im më vjen turp për të, por është vërtetë mashtrues i madh, nuk di si të veproj?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *