Prindërit
Dy djem po diskutojnë me njëri-tjetrin.
Thotë i pari: – Babi im është më i miri në botë!
Përgjigjet i dyti: – Ia ke fut kot, plako!
Thotë i pari: – Vëllai im është më i mirë se i yti!
Përgjigjet i dyti: – Ia ke fut kot, plako!
Thotë i pari: – Mami im është më e mirë se e jotja!
Përgjigjet i dyti: – A, këtu mund të kesh të drejtë, se kështu thotë edhe babi im…

Këshillë
Në çdo grup shoqëror, njëri është patjetër budalla. Nëse në grupin tënd shoqëror, nuk ka asnjë të tillë, ka ardhur momenti të shqetësohesh!

Krokodili
Një bjonde shkon për pushime në Brazil dhe i hipën keq në kokë të blejë këpucë krokodilësh. Pyeti shitësit nëpër dyqane, por meqë nuk i pëlqeu çmimi me të cilin ata ia ofruan, vendosi të shkonte të vriste vetë një krokodil.
– Dakord – i tha shitësi, – Zoti të ndihmoftë dhe ishalla kapsh ndonjë të madh!
Gjithë zell, bjondja largohet. Të nesërmen, ndërsa shitesi kalon para një liqeni, sheh bjonden me një pushkë në dorë, duke iu qepur pas një krokodili shumë të madh. Bjondja godet krokodilin dhe ai ngordh në vend. Afër saj ka edhe 7 krokodilë të tjerë të ngordhur… Shitësi afrohet të shohë se ç’po ndodh. Bjondja kthen krokodilin në kurriz, që barku të qëndronte lart dhe ndërsa i analizon këmbët, siç kishte bërë edhe me 7 të tjerët më përpara, ulëret:
– Ptttu, të mori dreqi, racë e poshtër! As ti mor zagar s’paske veshur këpucë?

Virgjëria
Në një fshat të vogël jetonte një zonjë e moshuar, e cila ishte ende e virgjër dhe madje, ishte krenare për këtë! Kur ishte në momentet e fundit të jetës, ajo i la amanet pronarit të agjencisë funerale që, në gurin e saj të varrit, të shkruhej: “Lindi e virgjër, jetoi e virgjër, vdiq e virgjër”. Kur gruaja vdiq, pronari u dha urdhër punëtorëve të tij të shkruanin këtë sentencë në varrin e zonjës, por këta qëlluan shumë dembelë, ndaj e shkurtuan sa mundën sentencën dhe shkruan kështu: “Kthehet e ambalazhuar”!

Gruaja dhe burri
Të hënën më dhanë rrogën, kështu që, në vend që të kthehesha në shtëpi, ndenja gjithë ditën jashtë, pastaj në mbrëmje shkova në një restorant dhe natën e kalova duke shkuar nga njëri lokal në tjetrin. Të martën, në orën 5 të mëngjesit, u ktheva në shtëpi dhe e gjeta time shoqe shumë të inatosur. Ajo nisi të më thoshte se ishte e shqetësuar, se unë isha i papërgjegjshëm e kështu me radhë… Në fund, më tha: “Po ti, si do të ndiheshe po të mos më shihje për një ditë të tërë?”. Unë u përgjigja: “As që do ta kisha problem”. Dhe kështu ndodhi. Arrita ta shihja vetëm sot në mëngjes, kur më në fund, më janë pakësuar enjtjet e fytyrës…

E dini se pse…
E dini se pse është shpikur pianoja? Sepse deri në atë moment, muzikantët nuk kishin një vend ku të vendosnin birrën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *