Nëse ka ndonjë njeri që i ka vdekur gruaja, të jetojë vetëm të jetë mirë nga ekonomia, të jetë familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se unë jam e vuajtur shumë dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Banoj në Tiranë jam 55 vjeç dhe zotëria i jetës time të jetë deri në moshën 58 vjeç. Quhem Ada, ju lutem përgjigjuni në gazetë. Ju lutem jo për aventura, por të jetë serioz sepse kam nevojë për një njeri të mirë dhe familjar. Tek unë do të gjejë ngrohtësinë, të jetë i mirë nga ekonomia, familjar i rregullt, i mbajtur siç jam vetë se dhe unë jam shumë e vuajtur dhe vitet që më kanë ngelur dua të jem e lumtur. Pres të më lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për kontakt.
Përshëndetje, jam nje zonjushë nga Tirana e punesuar, simpatike, elegante, sy të kalter flok të gjatë e thjesht e dashur, me karakter, e pa dashuruar. Kërkoj një shok jete beqar banues ne Tiranë, me shkoll me pune me trup te rregullt, simpatik, dhe larg çdo vesi, mosha 45-50 vjec vetem per lidhje serioze. I interesuari të lërë numer cel. ne gazet, jo ne redaksi. Ju mirepret Hirushja.
Jam nga Lushnja 28 vjeçe më kanë ngelur fiksim djemtë e Lushnjes dhe të Kavajës që jetojnë në Itali. Nëse ka ndonjë djalë që do të fejohet, jam unë e interesuara e sinqertë. Cel. 0699555114.
Pershendetje. Jam Emi nga Jugu, 46 vjece, 1.64 e gjate, e pafejuar. Do doja te njihja nje njeri te mire, pa vese, vetem per lidhje serioze, mundesisht të pa martuar, mbi 1.75 i gjate, me arsim te larte, ortodoks deri 52 vjec. Nese dikujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim të mëtejshëm.
Jam nje vajze 25 vjeçe, jetoj në Tiranë, kerkoj të njoh një person mosha 27-32 vjeç per mbeshteje emocionale. Jam simpatike dhe dua qe te më afrohet. Te jete me arsim te larte dhe ne pune. Te jete i perkushtuar dhe njerezor.
Jam një vajzë 26 vjeçe nga Dr. me arsim të lartë, simpatike dhe dua të njoh dikë për qëllime serioze deri në moshën 32 vjeçe. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një zonjë 40 vjece e divorcuar por pa fëmijë, kam një problem me shëndetin, jam me epilepsi, kërkoj një person te moshës 40-50 vjec, që të ketë edhe ai një problem me shëndetin, ose të ketë edhe ai të njëjtin siklet që kam unë, vetëm për të krijuar familje. Nëqoftëse egziston ndonjë person, të shkruajë nr. e telefonit në gazetë. Me respekt zonja nga Vlora.
Jam një vajzë 48 vjeçe nga Dr. beqare pa histori dashurie, me trup shumë të rregullt, nuk lind fëmijë. Kërkoj një zotëri për lidhje serioze, të jetë i ve, larg veseve të këqia, të jetë i zoti me mbajt familjen. Pretendimet më kanë bërë që të mos ta gjejë njeriun e duhur. Ndoshta dhe fati ska qënë me mua. Prandaj dua të njoh një njeri të sinqertë siç jam vetë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam A nga El, 24 vjeçe. Kërkoj nje lidhje serioze me nje djale 28-35 vjeç. Jam vajzë me histori dashurie, jam e bukur, por çaloj pak. Ju lutem, jo tallje. Pres përgjigje ne gazete.
Jam 45 vjeçe, nga Dr. pa histori dashurie, nuk lind fëmijë. Kërkoj të njoh një zotëri familjar, larg alkoolit dhe veseve të këqia, të jetë nga Dr. ose Tirana, deri 50 vjeç, s’ka problem, le të jetë i ve. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një vajzë nga Lushnja, 32 vjeçe. Dua të njoh një djalë të mirë vetëm për martesë, të jetë besnik e punëtor, nga Lushnja ose nga Veriu, të banojë në Durrës ose Tiranë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Dua të njoh një zotëri për qëllime serioze, nga mosha 28-37 vjeçe. Kam qene e martuar, por jam ndarë e nuk kam fëmijë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 34 vjeçe, e sinqertë, e sjellshme, simpatike me fëmijë 14 vjeç. Jam 1.69 e gjatë, dua të lidhem me persona të krishterë mosha 35-43 vjeç. Personi të jetë i diplomuar e me shtëpi të tijen. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim.
Jam 40 vjeçe, jetoj në Tiranë, beqare, asnjëherë e martuar, vajzë punëtore dhe nga familje shumë e mirë e me tradita. Jam e komunikueshme, e rregullt, e dashur dhe pa asnjë histori nga mbrapa. Arsyeja pse s’jam martuar deri tani është se kam qenë më shumë seç duhet e lidhur pas familjes dhe kjo në njëfarë mënyre më është bërë pengesë për të realizuar familjen time. Nëse ka ndonjë të interesuar të njihet me mua, të më lërë numrin e tij të telefonit në gazetë. Ju kontaktoj unë.
Një grua e lënduar nga i shoqi me dy fëmijë të rritur tashmë, 35 vjeçe, në prag të divorcit dëshiron të ketë në krah një mik të mirë dhe të kuptueshëm që t’i qëndrojë pranë në këto momente delikate. Më vonë, nëse shoqëria dhe njohja shkon si duhet, mund të mendojmë për një lidhje serioze. Nëse ka një të tillë pa interesa të tjera, të më lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.
Dua të njoh nje zoteri vetëm per qëllime serioze, nga mosha 28-37 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë që të njihemi dhe të kontaktojmë që të bisedojmë. Theksoj, të jetë njeri i mirë, i ndershëm i punësuar dhe të ketë karakter. Larg aventurave dhe qëllimeve të këqia. Pres përgjigje në gazetë.
Jam 45 vjeçe, nga Jugu, me banim në Tiranë, e divorcuar. Kërkoj lidhje me një zotri të moshës 45-50 vjeç. Të jetë i rregullt, me paraqitje te mire, të dijë të vlerësojë një femër, per lidhje të fshehtë.
Jam një vajzë nga Lushnja, 32 vjeçe, 1.60 e gjatë. Dua një djalë të mirë vetëm për martesë. Të jetë besnik e punëtor, të jetë edhe nga Veriu, të banojë në Tiranë ose Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *