Shigjetari

Dashuria: Këtë vit, do të tregoheni joshës dhe do të dini t’i sillni të tjerët vërdallë, duke i çuar në shtatë çezma… gjë që nuk do t’i pëlqejë kujtdo! Do të dini të jeni edhe elokuentë e plot vitalitet… Nëse jeni në çift, tjetri/a nuk do t’i shohë me sy të mirë këto manovra, por ju do të dini të gjeni fjalët për ta bërë të ndjehet mirë dhe ekuilibri do të vendoset përsëri mes jush. Megjithëse jeni shumë të zënë në punë, do të gjeni disa momente për të kënaqur edhe partnerin/en. Për beqarët, yjet parashikojnë takime të bukura, duke filluar që nga pranvera, që do t’jua bëjnë vitin sentimentalisht të ngarkuar. Kujdes, mos u dashuroni pas personave të gabuar. Miqtë tuaj do të dinë t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.
Puna, paratë: Krijimtaria dhe këmbëngulja do të jenë lejtmotivi juaj në punën e këtij viti. Ju do të ndjeheni më në fund të kënaqur në punën tuaj. Do të jeni shumë të zënë nga detyrimet tuaja profesionale, sa do të harroni edhe veten, por njerëzit që ju rrethojnë, do t’ju kuptojnë. Karriera juaj do të marrë një kthesë që ju nuk e prisnit, që në fillim të vitit. Mos u nxitoni dhe analizojeni situatën me gjakftohtësi, për të bërë zgjedhjen e duhur. Hapni sytë, sepse mund të keni rastin të filloni një projekt që e keni për zemër prej shumë kohësh. Gjatë pranverës mund të filloni një biznes. Ju takon juve të veproni me inteligjencë dhe të arrini atë që keni ëndërruar gjithmonë.
Shëndeti: Megjithëse do të lodheni që në fillim të vitit në punë, do të gëzoni një shëndet të mirë gjatë gjithë vitit. Ky ekuilibër që do të keni mes jetës në familje, punës dhe miqve, do t’ju bëjë mirë dhe sakrificat do të shpërblehen. Ju do të ndjeheni optimistë për të ardhmen dhe me humor të mirë. Megjithatë, kujdes nga optimizmi i tepërt që mund t’ju errësojë shikimin dhe t’ju shtyjë të bëni përpjekje të stërmëdha. Ju ndjeheni të pamposhtur, në kulm të mundësive tuaja, por kujdes, sepse stërlodhja nuk është larg dhe do t’ju duhet të gjeni kohë edhe për relaks, për të karikuar bateritë.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Pranvera do të jetë periudha e duhur për të bërë bilancin e situatës, si në punë, ashtu edhe në sferën personale dhe për të nxjerrë përfundimet e duhura.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Do të jetë një periudhë e ngarkuar pune, sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit, prandaj gjeni mundësi për pushime.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Do të zgjeroni fushën e shikimit dhe veprimit, duke nisur edhe projekte të reja.
Vipa të lindur në shenjën e Shigjetarit: Britni Spirs, Kim Besinxher, Teri HaÇer, Kejti Holms, Kristina Agilera, Ketrin Heigl, Mila Jovoviç, Leonardo Di Kaprio, Brad Pit, Vinsent Kasel, Ben Stiller, Niki Minazh, Jan Somerhalder, Xhej-Z, Stiven Spilberg, Tejlor Suift, Xhulianë Mur, Xhejmi Foks, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *