Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë…

 

Keni lindur të DIELËN

Personaliteti juaj: Ju keni lindur nën ndikimin e Diellit, planetit aktiv dhe të zjarrtë. Ju pëlqen të shkëlqeni nën dritën e projektorëve, të jeni në qendër të vëmendjes! Asgjë nuk ju mërzit më shumë sesa vaktësia, qullësia, të cilat ju i gjykoni si budallallëk. Jeni energjik, i shpejtë si rrufeja dhe jeni bërë për të qëndruar në podium. Të tjerët ju admirojnë dhe ju kanë zili, por kjo nuk ju bën pështypje, pasi në fillim mendoni për veten; të tjerët duhet t’ju përshtaten!

Dashuritë tuaja: Ju dini shumë mirë ta bëni një burrë/grua të mendojë se është burri/gruaja e jetës suaj, ose të paktën ai/ajo që keni zgjedhur për disa muaj, apo disa ditë. Në jetë dini të jepni prova të gjykimit të shëndoshë ndaj partnerit/es, por gjithashtu, edhe të tolerancës dhe bujarisë. Nën pamjen e jashtme luftarake, ju fshihni një zemër romantike, kërkoni burrin/gruan ideal/e, lidhjen e përkryer… dhe kështu, zhgënjeheni shpesh! Ju nuk futeni shpesh në aventura të reja, mund të martoheni maksimumi dy herë në jetë dhe ta lini që të nesërmen, një lidhje që nuk ju josh më.

Jeta profesionale: Një këshillë: Ndiqni gjithmonë intuitën tuaj, është guida juaj më e mirë, rruga më e sigurtë drejt suksesit! Edhe kur ndjeheni i/e humbur, gjë që ju ndodh rrallë, ju rrezatoni dhe askush nuk është i pandjeshëm ndaj sharmit tuaj. Sapo lirohet një vend me përgjegjësi, të tjerëve u shkon mendja tek ju. Jeni bërë për të drejtuar, dhe udhëhequr. Ju mund të punoni në një bankë, dyqan bizhuterisht, ndërmarrje financiare, bursë, në fushën e turizmit dhe hotelerisë. Ju bëni mrekulli kur prisni të tjerët, pasi adhuroni udhëtimet, arkeologjinë, historinë.

Kafshët e preferuara: Luani, mbretëror dhe krenar, si ju!

Fjalët-kyç: Të shkëlqesh, rrezatosh, dashuri, udhëtim, dhuratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *