DASHI, 21 MARS-20 PRILL

Jeni i rrethuar nga persona në krizë ose jeni në një periudhë ndryshimi personal. Kjo ju frymëzon për të bërë ndryshime në jetën tuaj. E keni njërën këmbë në të shkuarën dhe tjetrën në të ardhmen, të cilën ende e keni të paqartë, por Urani ju shtyn të ecni përpara. Ju keni mësuar nga gabimet tuaja, ndaj ka ardhur koha të merrni parasysh njohjet e reja. Në dashuri, mund të keni ndonjë problem të vogël, por që do të zgjidhet shpejt nëse do të dini të dëgjoni tjetrin dhe të viheni në vend të tij.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Nëse nuk jeni i kënaqur nga puna juaj, është java e duhur për të folur me shefin, në mënyrë që të ndryshoni sadopak situatën. Mbase ndjeheni pak i acaruar ngaqë nuk jua vlerësojnë punën siç duhet, ndërkohë që ju lodheni dhe bëheni copash për të. Megjithatë, ju ndjeheni jo mirë me këtë rutinë dhe jeni ende gati për të kërkuar mundësi të reja, gjë që do t‘ia shpjegoni edhe shefit. Në çift, ndjeheni shumë i/e dashuruar.

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Ndjeheni paksa i lodhur në këtë moment dhe keni nevojë të flini më shumë, për të rikarikuar bateritë. Jeni i kënaqur nga rezultatet tuaja profesionale, por hidhni edhe nga një sy për të parë se ç’bëhet në ndërmarrjet simotra sepse nuk i dihet kurrë. Ju nuk doni t’ju shpëtojnë nga duart rastet e mira, prandaj jini i hapur ndaj mundësive që shfaqen. Fizikisht, keni një tendencë ndaj inflamacionit (mishrat e dhëmbëve, lëkura, stomaku, etj). Kujdesuni për veten!

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Nëse jeni në çift, mund të jeni në “gjendje lufte”: Tjetri/a ju acaron, ju e nervozoni, i thoni njëri-tjetrit fjalë për të cilat pendoheni menjëherë. Nëse e keni ju gabim, kërkoni falje, në vend që të mbani mëri. Vetëm nëse ju jeni gjithmonë viktima e pafajshme, ju lejohet të nervozoheni. Në fushën profesionale, ndjeheni nën presion, por ruani gjakftohtësinë përballë stresit. Megjithatë, nuk keni të njëjtin durim edhe në çift! Ju pëlqen të rrini vetëm dhe të shijoni mbrëmje të qeta.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Ju kaloni kohë me familjen tuaj dhe kjo ju kënaq; keni përshtypjen se riktheheni në të shkuarën. Ju pëlqen të rikujtoni gjërat e kaluara, të mblidheni me shoqërinë, apo familjen, të qeshni dhe të festoni. Një atmosferë e bukur, pa një re në horizont. Në dashuri, gjithashtu, ndjeheni shumë mirë. Pasioni dhe erosi do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë javës. Kujdesuni për problemet e vogla të shëndetit dhe lëvizni pak më shumë.

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Mërkuri ju ndihmon të hapni sytë dhe të shihni se çfarë nuk shkon te ju (me sensin e autokritikës), por edhe te të tjerët. Nuk doni të lëndoni askënd, por mundoheni të thoni të vërtetën, kur e ndjeni se njeriu që keni përballë, e vlerëson atë. Për ata që nuk e durojnë dot sinqeritetin tuaj, ju dini t’i formuloni mendimet tuaja në mënyrë më pak të drejtpërdrejtë. Do të diskutoni për një problem financiar në punë dhe do ta zgjidhni shpejt. Në dashuri, nuk jeni shumë i disponueshëm, pasi e keni mendjen te puna.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Mërkuri në shenjën tuaj ju bën të zgjuar dhe të shkathët. Keni plot ide krijuese, mjafton t’i shënoni diku, që të mos i harroni! Do t’ju bëjnë një propozim interesant për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare, por duhet të ndërroni punë, prandaj mendohuni mirë para se ta hidhni hapin. Ritmi i jetës suaj është i ndërlikuar, por ju dini të “sërfoni” mes jetës private dhe asaj profesionale. Jeni bujar me shoqërinë, në kohë, energji, bile edhe dhurata.

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Këtë javë do të keni dëshirë të ndryshoni pamje për t’i pëlqyer më shumë partnerit/es, ose të zbukuroheni, për të shtuar shanset. Nuk keni dëshirë t’i kaloni mbrëmjet vetëm, prandaj dilni shpesh me shoqërinë. Mundësitë e takimeve të reja janë më të mëdha në këtë moment, prandaj bëni ç‘është e mundur për të joshur seksin e kundërt, duke evituar rivalët, edhe sikur ata të jenë shokët/shoqet tuaj. Në punë, ritmi është i shpejtë, por ju e përballoni me sukses.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Jeni në një fazë shpenzimesh, gjë që ju fut në ankth, por ju vazhdoni të shpenzoni. Është mirë t’i analizoni arsyet e anktheve tuaja; do të konstatoni edhe se hani më shumë se zakonisht dhe jeni i stresuar. Ka ardhur koha të bëni një analizë të jetës suaj dhe të gjeni zgjidhjet e duhura. Bëni gjithashtu sport. Jeni nervoz, prandaj lëvizni, notoni, bëni 10 mijë hapa në ditë.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Marsi dhe Plutoni ju japin shumë energji, pra, ju mund të përballoni çdo lloj pune. Jeni aktiv në të gjitha drejtimet, në punë, sport, dashuri, shoqëri, familje. Mbase do t’ju duhet të bëni pak joga për të qetësuar këtë energji. Në dashuri, jeni joshur nga dikush me karakter jo të lehtë, që nuk e keni të lehtë t’i impononi vullnetin tuaj sepse ai/ajo reziston dhe pikërisht kjo ju tërheq. Nëse jeni në çift, do të kaloni netë të nxehta…

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Ju po krijoni distancë nga një lidhje dashurore që nuk ju kënaq. Keni nevojë për ajër, kohë dhe hapësirë. Disa Ujorë fillojnë të ndjejnë një lloj lodhjeje në planin dashuror, por nuk janë të sigurtë 100% se duan të ndahen. Lërini kohës të vendosë dhe kaloni ndonjë mbrëmje me shoqërinë, pasi kjo do t’ju ndryshojë idetë. Në punë, ju krijoni një atmosferë të ngrohtë me kolegët që e vlerësojnë praninë tuaj.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Fillimi i javës është emocional. Ju reagoni me fuqi ndaj gjithçkaje, qeshni, qani dhe prekeni me tepri. Për fat të mirë, kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë, kështu që do të lehtësoheni vetë, por edhe të tjerët që keni rreth e rrotull. Do të takoheni me një shok/shoqe që nuk e kishit parë prej kohësh. Ai/ajo do t’ju duket i/e ndryshuar, por edhe do të konstatojë se ju keni ndryshuar për mirë. Dashuritë tuaja janë pozitive, ju mund të flisni për gjithçka me partnerin/en, keni besim dhe jeni i/e relaksuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *