Connect with us

Gazeta Intervista

Do bësh djalë apo vajzë? 15 mënyra të çuditshme për të zbuluar seksin e fëmijës që pret

Enciklopedi

Do bësh djalë apo vajzë? 15 mënyra të çuditshme për të zbuluar seksin e fëmijës që pret

Blejk Lajvli dhe Rajan Reinolds janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. Nëse edhe ju jeni shtatzanë, ekografia që bëhet në javën e 12 është mënyra e vetme për të zbuluar seksin e fëmijës që prisni, por ka edhe mënyra të tjera, “popullore” dhe të çuditshme, nëse nuk mund të prisni deri atëherë! Megjithatë, mos blini rroba blu apo rozë duke u bazuar në to…

1. Lëkurë me shkëlqim
Ju shkëlqen fytyra dhe jeni zbukuruar? Nëse po ju ndodh diçka e tillë, populli thotë se duhet të falenderoni fëmijën tuaj djalë. Vajzat e vogla thuhet se “vjedhin bukurinë e mamasë”, sepse shkaktojnë puçrra në fytyrë dhe flokë me yndyrë.
2. Forma e barkut
Nëse barku juaj është lart dhe i gjerë, atëherë thuhet se jeni shtatzënë me vajzë. Nëse barku është i ulët dhe i dalë përpara, atëherë është djalë. Disa thonë se nëse gjiri i majtë është më i madh se i djathti, bebeja është vajzë dhe anasjelltas.
3. Humori
Shtimi i sekretimit të hormoneve ndikon edhe në humorin e gruas shtatzënë. Nëse ju jeni me humor të lëvizshëm, atëhere mund të jetë vazjë. Nëse ndjeheni e relaksuar, por e ngathët, mund të lindni djalë.
4. Shtimi në peshë
Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta mund të përcaktojë nëse prisni djalë apo vajzë. Nëse shtoni në zonën e ijeve dhe kofshëve, atëhere mund të jetë vajzë; nëse shtoni shumë në peshë në pjesën e përparme të trupit, atëhere është djalë.
5. Sipas majave
Majat e parashikonin seksin e bebes duke llogaritur moshën e nënës në kohën e konceptimit dhe vitin në të cilin ishte ngjizur fëmija. Nëse të dy janë numra tek, është vajzë; nëse është një tek dhe një çift, është djalë.
6. Të vjellat e mëngjesit
Nëse ke shumë të vjella në mëngjes, thuhet se shkaktare është bebja juaj vajzë. Nëse të vjellat janë të lehta, ose nuk keni fare, është djalë.
7. Nepsi
Nëse ju pëlqen të hani të ëmbla, atëherë është vajzë. Nëse fusni në gojë veç të kripura dhe ushqime të pasura më proteina, është djalë.
8. Loja e emrit
Zgjedhja e një emri që t’ju pëlqejë të dyve është punë jo e lehtë, por nëse bini dakord në një emër vajze dhe jo djali, atëhere duhet të mendoni të blini gjëra rozë. Nëse është e vërtetë e kundërta, atëhere blijini bojëqielli.
9. Venat në sy
Tërhiqni poshtë qepallën e poshtme dhe kërkoni dy vena të kuqe. Nëse ato ndodhen në syrin tuaj të majtë, është djalë dhe anasjelltas.
10. Testi i unazës
Vareni unazën e fejesës në një fije peri dhe tundeni mbi bark. Nëse ajo lëviz në formë rrethi, poshtë saj ndodhet në vajzë, nëse lëviz para-prapa, është djalë.
11. Gjumi
Nëse flini në anën tuaj të majtë, kjo mund të jetë shenjë se do të bëni djalë, nëse flini djathtas, është vajzë.
12. Rrahjet e zemrës
Nëse rrahjet e zemrës së fëmijës suaj janë më të shpejta se 140/minutë, atëherë do të bëni një vajzë të vogël. E kundërta, nëse janë nën 140.
13. Hudhra
Thuhet se një grua që është shtatzënë me vajzë mund të hajë hudhra dhe prapë të mos mbajë erën e saj. Nëse aroma e hudhrës del nga poret e saj, ajo është duke pritur djalë.
14. Soda e bukës
Ky është testi i urinës më eksitues që keni bërë pas atij ku zbuluat se ishit shtatzënë! Vini nga dy lugë sodë në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk bën reaksion, tregon se është vajzë. Nëse bën shkumë, është djalë.
15. Parashikimi kinez
Thuhet se kjo metodë është gjetur në një varr të vjetër mbretëror para 700 vjetësh, por disa thonë se kjo mënyrë është 90% e sigurtë. Ajo bazohet në moshën tuaj dhe në datën e ngjizjes, por duhet ta bësh me makinë llogaritëse, sepse është e ndërlikuar.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Enciklopedi

To Top