Përbërësit

3 gota miell
3 vezë
1 lugë e vogël sodë buke
4 kunguj (jo të mëdhenj) të prerë në fije të holla (mund ta bëni edhe të përzier me karota)
50 ml vaj ose gjalpë
Djathë i grirë, kripë, piper dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës (për shembull arrëmyshk, kopër, kumin, etj.)

Përgatitja
Grihen kungujt me rende, ose në kombinat. Përzihen të gjithë përbërësit së bashku dhe futet brumi në format e mini-kekëve. Vihen në furrë, në 160-170 gradë celcius për 30-45 minuta. Janë gati kur një kunj dhëmbësh i futur në to, del i pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *