Dietologët këshillojnë që për të shuar etjen është më mirë të pihet ujë i pastër, pa gazra, esenca edhe sheqer, por ata nuk ndalojnë edhe përgatitjen e pijeve të përditshme shtëpiake që shuajnë etjen dhe e zëvendësojnë më së miri ujin natyral. Po japim sot disa receta të përgatitjes së tyre në kushte shtëpiake…

 

1. Limonatë shtëpiake

Merrni 2 litra ujë, një limon dhe sheqer, sipas dëshirës. Më e athët, pra, më e shijshme del pija kur i hedhim më pak sheqer. Kështu, ajo e shuan edhe më mirë etjen. E vëmë ujin në zjarr derisa të fillojë të marrë valë. E presim limonin në copa të vogla dhe e hedhim në ujët e valuar. Shtojmë sheqerin. Lëreni të ziejë në zjarr të ngadaltë për 15 minuta. Pastaj hiqeni dhe lëreni të ftohet. Pas zierjes, kullojeni sepse sa më shumë të qëndrojë limoni në ujë, aq më e hidhur del pija… Nuk është keq që kjo “limonatë” të ruhet në frigorifer.

 

2. Çaj me mendër

Me mendër mund të përgatitet një pije e përditshme shumë e këndshme të cilën është më mirë ta konsumojmë gjatë pushimit ose në mbrëmje sepse ajo, duke qetësuar sistemin nervor, të sjell gjumë. Për të përgatitur një kanë me çaj mendre, ju duhen: Katër-pesë degë mendre dhe një litër ujë. Mund të përdorni edhe mendër të thatë, 2 lugë gjelle në një litër ujë. E hedhim mendrën në ujë të valuar dhe e lëmë ashtu 30 minuta. Pastaj e lëmë të ftohet. Sipas dëshirës, mund ta përdorim edhe me sheqer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *