Konkurrenca e femrave në plazh (edhe e meshkujve, por jo aq e theksuar) arrin në nivele tepër të larta, madje madje, kalon në xhelozi… Një trup i bukur flet edhe për bukurinë e mendjes suaj dhe ekspozimi më i mirë, sigurisht që bëhet në plazh. Por, gjatë kohës që jemi me pushime, duhet të kemi kujdes se çfarë konsumojmë. Ja, cilat janë disa ushqime që nuk mund t’i konsumojmë para se të shkojmë në det…

 

Pijet e gazuara

Nëse kishit ndërmend të freskoheshit gjatë vapës së madhe në ato restorantet afër detit duke pirë pijet klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdolloj pije, që nga klasikja Kola e deri tek uji i gazuar, janë produkte ushqimore tërësisht të ndaluara përpara se të shkoni në det, ose gjatë kohës që jeni në të. Me shmangien e tyre, shmangni dhe fryrjen e barkut. Dhe ju, sigurisht që e doni barkun tuaj të sheshtë, të lëmuar e më të bukur se kurrë, apo jo?!

 

Perimet jeshile

Është e vërtetë që janë ndër faktorët kryesorë për një trup të bukur dhe rënie afatgjatë në peshë, por ju sugjerojmë të mos i konsumoni përpara se të shkoni në det. Në fakt, që nga sallata jeshile, lakra e lulelakra e deri te brokoli, këto perime përmbajnë një sasi sheqeri, i cili shquhet për një fryrje barku “të lezetshme”!

 

Çamçakëzi

Ky në fakt mund të duket si produkti i fundit i cili ka lidhje me çështjen e fryrjes së barkut tuaj, por ja që edhe çamçakëzët paskan një ndikim negativ. Kjo duket sikur nuk ka kuptim, por gjatë kohës që ju mbllaçiteni rehat-rehat pa menduar për pasojat, një sasi ajri e konsiderueshme dhe e tepruar futet në organizëm e shkakton edhe fryrje të barkut!

 

Pijet e përziera me sheqer

Nëse pamjet e detit në të cilin kishit zgjedhur të kalonit pushimet i kishit imagjinuar me ato koktejlet vërtet të shijshme dhe ndoshta të nevojshme, ju themi ta fshini këtë lloj imagjinate. Harrojini koktejlet dhe pijet e tjera të miksuara me sheqer. Ato nuk ju ndihmojnë në kauzën tuaj për një trup perfekt. Konsumimin e tyre bëjeni natën vonë, kur me siguri do shkoni në ato klabet e famshëm për të kërcyer.

 

Bulmeti

Shumë e duan atë gotën e qumështit në mëngjes, apo të shoqëruar me drithëra, të tjerë konsumojnë kosin, gjalpin në sasi të mëdha, por, përpara se të shkoni për në det, ju sugjerojmë t’i shmangni në maksimum këto produkte të cilat nuk shkaktojnë gjë tjetër, veçse fryrje barku. Kjo e fundit, sigurisht, nuk jep pamjen e atij trupit perfekt…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *