Është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe ka ditur ta shfrytëzojë më së miri këtë dhuratë të natyrës. Në këtë numër të gazetës sonë, kemi përzgjedhur një personazh tepër sharmant, bukuroshen Pandora Prifti, e cila është pjesë e botës së modelingut në Shqipëri. Kanë qenë bukuria, përkushtimi dhe puna e saj e palodhur ato që e kanë dalluar dhe kanë bërë që ajo të ndjekë e të prekë ëndrrat. Pandora rrëfen ekskluzivisht për lexuesit tanë eksperiencat e saj në modeling, ambiciet profesionale, lidhjen me familjen, studimet, si dhe jetën private… Ju ftojmë të lexoni këtë intervistë 100 % të sinqertë !

 

Fabjola Kuburi: – Përshëndetje Pandora! Megjithëse je prej vitesh pjesë e botës së modelingut në Shqipëri, a mund të na tregosh kur ke shkelur një pasarelë për herë të parë?

Pandora Prifti: – Është e vërtetë se kam vite që merrem me modeling dhe për herë të parë e kam shkelur pasarelën kur isha vetëm 17 vjeçe!

– Ku e sheh të bukurën dhe ku, të vështirën e modelingut?

– Sigurisht që është i bukur, por edhe i vështirë, sepse në ditët e sotme modelingu është jashtëzakonisht konkurrues dhe ka shumë bërryla.

– Na përmend disa evente mode ku ke marrë pjesë ose firma për të cilat ke pozuar…

– Realisht, është bërë shumë punë, saqë edhe nuk e mbaj mend. Fillimisht, nisa bashkëpunime me shumë fotografë të njohur për sete të ndryshme. Gjithashtu, kam pozuar edhe për koleksione veshjesh të firmave të ndryshme, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës. Veçoj këtu edhe eventin Java Shqiptare e Modës. Aktualisht, jam pjesë e agjencisë Icon.

– A e konsideron fat pamjen tënde të këndshme?

– Pikë së pari, është gjenetike dhe nuk duhet abuzuar kurrë me ushqimin apo pijet alkoolike. Këto janë kryesoret për të patur një fizik në formë.

– Si mund ta përshkruash veten me tri fjalë?

– Jam e drejtë, e çiltër dhe natyrë impulsive.

– Familja jote përbëhet nga…

– Prindërit e mi të mrekullueshëm, vëllai e motra.

– Sa arrin të ndjekësh trendet e reja të modës?

– Sipas hapit të kohës. Jam e dhënë sepse në fund të fundit, moda është vetë jeta ime.

– Të gjithë të njohin si modele, por në fakt, për çfarë je diplomuar?

– Unë kam përfunduar studimet e larta për Shkenca Politike, Dega Marrëdhënie Ndërkombëtare.

– A ka një dashuri në jetën e Pandorës?

– Ah, këtu më duhet të them “no coment”!

– Kam dëgjuar se të pëlqejnë këpucët dhe se ke mbi 200 palë këpucë! Është e vërtetë?

– Po, është e vërtetë, madje në mos më shumë. (Buzëqesh)

– Personazhi shqiptar i veshur më mirë…

– Këngëtarja Mira Janji, gjithnjë e kuruar në daljet e saj publike!

– Fotografi shqiptar më i mirë, sipas teje…

– Sipas meje, Sonny. K Elson.

– Cila është ajo gjë që e vlerëson më shumë te vetja?

– Ambicia dhe këmbëngulja. Arrij gjithçka që dua!

– Çfarë të lumturon dhe çfarë të nervozon?

– Më bën të lumtur harmonia e familjes time dhe me nervozon shpirtligësia e njerëzve.

– Tri gjëra që vdes t’i bësh…

– Moda, shopping dhe udhëtimet.

– Pjata e preferuar?

– Supërat me perime dhe specialitetet e detit.

– Shenja e horoskopit…

– Gaforrja.

– Je për martesë apo bashkëjetesë?

– Sigurisht, të dyja, në kohën e duhur.

– Je pro apo kundër ndërhyrjeve kirurgjike estetike?

– Jam pro kirurgjisë estetike, në rastet e problemeve ekstreme.

– Cilat janë planet e mëtejshme në lidhje me botën e spektaklit?

– Modelingu është një ndër to, pasi setet e fotove i adhuroj, ndërsa planet e tjera nuk mund t’i veçoj ende pa i realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *