Një grup shkencëtarësh, të kryesuar nga Ashok Argavall, bashkëpunëtor i Klinikës së Riprodhimit Njerëzor në Kliven, ka shpallur se domatja e kuqe, origjinale (jo çdo lloj domateje) është një mjet efikas që lufton sterilitetin e meshkujve. Në fakt, kjo arrihet me substancën likopin, e cila i jep domates edhe ngjyrën e kuqe. Kjo substancë lufton sterilitetin e trashëguar dhe stimulon prodhimin e spermatoidëve dhe lëngut të tij. Pas 17 punimesh shkencore të grupit studimor të Ashokut u faktua katërcipërisht se përdorimi nga meshkujt i likopinës, jo vetëm shton sasinë e spermatozoideve dhe lëngjeve të tyre, por edhe e mbron organizmin mashkullor nga substancat që vijnë si rrjedhim i sëmundjeve te trashëguara, parandalon premisat për t’u sëmurur nga kanceri dhe tumoret…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *